Sonete
I
O fshatra të ndenjur nën ajrin e fryrë
O pemë padurimi, O fruta plot pezm
Të caktosh dëshira, t’u japësh fytyrë
E ato ti latosh me të njëjtën brengë
Sikur ky të ishte më shumë se fillim
I çdo akti që nuk është vetëm shfaqje
Por dhe hapësi ku drita si tym mbrrin
Përhapet si zë, dëgjim, mëtim e ngjarje
Por gjithë kjo jashtë përfytyrimit ndodh
Kush atje banon është i panevojë
Për kulme të qashtër, gong jetik e ngulme
O fshatra të kredhur nën dheun e ngrohtë
O pemë pranimi, o fruta në dorë
Oh pamjet ftilluar nga pjesët që zhduken.
XV
Oh pamjet ftilluar nga pjesët që zhduken
Duke zhvokshur fjalë që rrallohen dhe më
Emrat e vendeve që kur kryhen, shthuren
Në flluskat e syve të mbushura me zë
Dëgjohet nata të shkrijë si mineral
I nxjerrë nga ajri që digjet prej tij
Ndriçon prej së jashtmi shikimin e rrallë
Mbi hijet e zhurmës që bie dhe nxin
Nuk je veç ajo që mbetet pas shqiptimit
Akt në një libër të shkruar që të shkruhet
Ndërsa asgjë s’ngjizet as nis prej fillimit
Ishe para tij, i njohur dhe përherë
Forma e pangjashme e fletës që s’duket
Fundi i përshkruar i fundit që ti shtjell
E kisha provuar me muziken,disa pjese muzikore me cojne pothuajse ne ekstaze…ne nje gjendje shpirterore qe ndihem …si ndihem??!! as ne qiell dhe as ne toke,kur mornicat me dritherimat e tyre me pershkojne trupin,jo,jo si dridhjet qe me pershkojne ne nje orgazme,jane dridhje dhe mornica si prej te dehuri,jane dridhje qe dhe tani qe shkruaj me duket sikur nga trupi im me heqin dicka qe as vete s’e di se c’eshte,por e di qe ndihem me i lehte…, me i qete…,me… i … lumtur(?!)…
Kam lexuar(dhe gjithcka qe me bije ne dore),dhe asnjehere s’e kam pare leximin pertej formave te tij me te thjeshta:kalim kohe,studim,njohje.
Por duke lexuar shkrimet e tua,provja ato sensacione,ta them sinqerisht qe dhe se ndoshta s’kam per te arritur te kuptoj kurre ate qe shkruan,ne leximin e shkrimeve te tua,truri im(ndoshta dhe une…:),fluturon,fluturon ne c’do fjale,per te gjetur ne hapsirat qe krijohen rreth saj(dhe c’hapsira:))mijera gjera te mijat qe ti s’ke shkruar,por gjithsesi i shikoj,jane aty….si :”fundi i pershkruar,i fundit qe ti shtjell”
edrus
January 27, 2007 at 3:22 pm
Edurus, unë të falenderoj gjatë dhe shumë, sikur të paktën që more mundimin ti lexoje, për sinqeritetin të falënderoj edhe më shumë, është cilësi shumë e rrallë këtyre ditëve. Ajo që unë shkruaj, në fakt, është larg asaj sesi poezia që u drejtohet njerëzve duhet të jetë, dhe jo se unë jam tërësisht i paftë të shkruaj ndryshe, porse procesi nëpër të cilin unë kam kaluar për të konceptuar poezinë ka qenë i mjaft i ndërlikuar dhe i çuditshëm, dhe kështu ka lënë gjurmë të cilat mua më duhet pak kohë ti zhduk të paktën pjesërisht dhe të arrij të shkruaj diç që është më mikpritëse. Në rastin më të keq poezia mund të mos kuptohet, por ajo ka dështuar tërësisht të jetë e tillë(poezi) nëse lexuesi nuk mund të përfytyrojë asgjë, nëse teksti është tërësisht abstrak dhe nuk sjell asnjë imazh apo asosacion sado aksidental apo të kërkuar, nëpërmejet imazheve apo ndonjë shprehjeje a togfjalëshi. Në një shumicë rastesh unë nuk ia arrij. Aty ka gjëra që janë vetëm në kokën time dhe unë budallakisht lehtë e marr për të mirëqenë se ajo që unë di apo mendoj, është universale, si të thuash e dinë të gjithë, por abstragimi im në atë që shkruaj(a) është i tillë që e le njeriun e mirë dhe me dëshirë të mirë për të lexuar, disi painteres dhe më keq akoma, shpesh të lodhur dhe të zhgënjyer.
Ajo që mund të ndodhë sidoqoftë, është që dikush të mos fillojë të lexojë poezi me qëllimin që të kuptojë patjetër se çfarë është duke u thënë, dmth se kush mund të jetë kuptimi i fshehtë dhe i vërtetë. Do ishte e pranueshme dhe strategjikisht komode, që dikush të lexojë poezi ashtu siç do lexonte një fletë që e gjen në rrugë dhe që i zgjon interes vetëm sepse është e shkruar. Dmth. të fillosh të lexosh me njëfarë kurioziteti, mosbesimi dhe entuziazmi ndaj një teksti përmbajtjen e të cilit kërkon ta zbulosh, por pa kurrëfarë pretendimi. Nëse nuk të pëlqen apo nuk të ngjit, ai nuk ta komplikon ekzistencën, ti e ruan fletën për vlerat e veta arkivore ose për njëfarë orgjinaliteti kapriçioz që teksti mund të shfaqë.
Do desha të shtoj se nuk ka përpjekje prej meje të ndërtoj tekste të pazhbirueshëm apo rraskapitje për tu dukur i mençëm dhe i thellë duke mos i lenë të tjerët të kuptojnë kollaj se për çfarë në botë jam duke folur. Nganjëherë, apo shpesh për dikë tjetër, gjëja duket sikur është krijuar e tillë(në formën që ekziston) sepse do të fshehë faktin se autori është i paaftë të thotë ndonjë gjë me kuptim diç të vërtetë, reale dhe të prekshme(si kuptim, si mesazh, si gjendje).Jo nuk ka përpjekje të këtij lloji, por është shumë e vështirë të të tregoj procesin, sesi puna vjen deri këtu. Po aty brenda përzihen shumë gjëra, leximet e mia filozofike po ashtu, dhe siç thotë një shoku im i mirë dhe poet i shkëlqyer( E. Hatibi)”nuk e mban dot shpatulla e njomë e poezisë atë turrë”…ai nuk e tha për ato që shkruaj unë, por aplikimi është i vetvetishëm.
Nëse ti mund të shijosh sidoqoftë një varg aty-këtu, nëse ti i lexon pa pretendime por thjesht duke u përpjekur ti përfytyrosh dhe jo ti kuptosh, jo vetëm në rastin tim, por poezitë ne përgjithësi, secila nga ne ka shanse më të mëdha “për të kuptuar” më në fund se çfarë është duke ndodhur, në “mënyrën tënde”. Që duhet të jetë një nga shpresat e poezisë si gjuhë përtej përdorimit normal të gjuhës dhe së folmes.
Unë prapë të falënderoj shumë. Unë kam një lloj dashurie vëllazërore ndaj teje, sepse ti më dukesh ashtu siç unë kam përfytyruar sesi një shqiptar, sesi shqiptari normal, i përgjithshëm duhet të jetë, një lloj etaloni, shembulli, figure që unë e kam patur në kokë. Desha të të thosha këtë, të lutem mos u fyej.
Me shumë respekt dhe dashuri njerëzish, dritani. (më duhet të çohem, fëmijët duan qumësht)
d
January 27, 2007 at 4:29 pm
Tani,po te shkruaj ketu(faleminderit per fjalet e mesiperme
),sepse tek blogu i Memos,me ne fund u binda se s’ishte faji i kompiuterit
,e them kete,sepse ne fillim kujtova se me hapte komentet e shkrimit tjeter ne vend te asaj qe doja te shikoja,…komentet e ‘peles’ tek shkrimi i 26 janarit………
,jo se s’me pelqeu korrispondenca(mo ma merr per mburrje,po jam nga(jo nga Kuci) Amonica me origjine
),por sepse ai artikull,vlen qe te lexohej,analizohej,riflektohej,thellohej(megjithse s’e di se c’mund te shtohej me teper aty),po e marr dhe po e shkruaj tek une,megjithese jam i bindur qe kane me teper ‘etje’ per gjera me te lehta

Gjithe te mirat,Edi
edrus
January 31, 2007 at 4:56 pm
me respekt, shume te bukura poezite, vazhdoni ju uroj disponim te kendshm me pelqejne shume
qauuuuuuu
b]L-E\LTAN I
October 2, 2007 at 8:11 am