ironi false
Shkalla zero e rrëmujës dhe ngjarjeve. Pika e mrekullueshme e ekuilibrumit total. Gjithë shtirjet ujdisur mirë e bukur në boshin e shpirtit. Gjithë funksionet rradhitur mirë e bukur në boshin e trupit. Heshtja e trupit dhe ngrirja e botës rreth e rrotull. Ti mund të ëndërrosh ti japësh jetës sate këtë lloj profili dhe ta kthesh në një shumë detajesh të kotë dhe padomethënie. Por ndonjë detaj do marri gjithmonë ndonjë rëndësi kryeneçe dhe do i zhduki gjithë përpjekjet e tua. Libri është aty, i gjithi në kokë. As ai, as hija e tij nuk kanë më ndonjë rival në hapësirën mendore. Ai mbretëron aty vetëm nga forca e zbrazëtisë. Por ka ndonjë nevojë a gjë që të mund të thuhet në këtë pikë? Të duhet të përballesh me faktin: iluzioni është një material i patretshëm, një koncept i pamundur.
Objektet dhe imazhet janë kurthe në të cilat realiteti, që është i sjellshëm mjaftueshëm, bie brenda duke luajtur një rol inteligjent prej ekstrash, vetëm se çarku nuk e mban kurrë, bile as ata vetë nuk ngelen në të. Nëse iluzionet janë përherë iluzione të një realiteti, realiteti nga ana e vet nuk është vetëm se iluzion. Apo më ndryshe, iluzioni nuk qëndron përkundër realitetit, si kur flasim për iluzionet e fëmijrisë, luftës, apo dashurisë: është një realitet më subtil, i cili e mbështjell realitetin parësor nën shenjën e zhdukjes së tij. Çdo gjë ndodh sikur në një dhomë të zbrazët, e cila është skena e parë e mungesës, ajo skenë në të cilën dikush është i pranishëm mu tek mungesa e vet, kësisoj, për këtë dhe këtu nuk ekziston mundësia të humbësh. Iluzioni operon kështu, duke kthyer tek ne qenie dhe objekte në formën që ata trashgimisht marrin ndërsa shndërrohen prej mungesës, prej zhdukjes së tyre. Të zhdukur por të tejdukshëm ndaj zhdukjes edhe nëse ajo vjen prej fillimit, apo fundit të tyre. Është në këtë kuptim që ata na mashtrojnë: duke ngelur besnikë ndaj vetes. Ja pse duhet të jesh I përkushtuar ndaj sendeve, sepse është në detajin e tyre, në më të imtin detaj të tyre, në figurimin e tyre të saktë, që objektet janë iluzivë, që realiteti është iluziv. Është nëpër dhe nëpërmjet ndërlidhshmërisë së tyre të patëmetë që objektet përbëjnë një ngjarje, sepse është në saktësinë e botës që abstraksioni i vërtetë gjendet. Gjithë bota nuk është veçse një iluzion i shqisave dhe gjurma shqisore e zhdukjes së saj. Dhe është në këtë kuptim që sendet na gënjejnë nëpërmjet hapësirës, largësisë prej origjinës së tyre–por më së fundi ne bëhemi objekti i objekteve që na mashtrojnë dhe biem pre e magjisë së asaj largësie. Kjo largësi është e tillë; kaq shumë e sa ajo me yjet e vdekur, por që drita e te cilëve ende mbrrin tek ne dhe ajo e yjeve që kanë shumë kohë që ndrijnë, por që drita e të cilëve nuk na ka mbrritur akoma.
Kjo është si të thuash, që ka ende shpresë!
Po te mendoj me teper do thoja se nuk jemi racionale.
Sepse edhe po t’ju drejtohesha te tjereve dhe duke e ditur se edhe ATA jane te mbrymosur me te njejtat percecioni (ndjeshmeri) si e imja,do te me konfermojne qe objektet (kjo vlen dhe per fenomenet) egzistojne.
Pra realiteti egziston sepse dhe Mendja ime ben pjese ne Mendjen e njerezimit…dhe eshte kjo qe percakton objektivitetin e botes.
Po spjegohem per te qene me i qarte:
Zakonisht besojme se shqisat riprodhojne realitetin,pra brenda nesh krijojme imazhin e gjerave qe egzistojne jashte dhe qe ne i perceptojme dhe i njohim nepermjet ndjenjave.
Marrim shembullin e Degjimit.
Tingujt(zerat) jane vibrime te molekulave te ajrit,pra eshte levizje,qe arrin te ngacmoje nervat e veshit dhe keshtu ne arrijme te kapim ‘ngacmimin’ qe levizja dhe vibrimi i ajrit transmeton nga burimi deri ne veshin tone.
E njejta gje dhe per ngjyrat;ne sy vjen VALA e drites me nje gjatesi vale te ndryshme per ngjyra te ndryshme qe na ben ne te perceptojme ngjyrat,por vete vala s’eshte ngjyre,sepse fotonet s’kane ngjyre,por sipas frekuences se vibrimit na japin sensacionin e ngjyrave qe reflektohet ne trurin tone per shkak te ketij ngacmimi.
Dhe truri nuk kufizohet vetem ne krijimin e simboleve,por dhe i ribashkon,i nderlidh dhe krijon idene e GJese qe po shikonim
Pra duhet te mendojme se objektet qe ne kujtojme se jane ne boten e jashteme,s’jane gje tjeter vecse ide qe gjenden ne koken tone,dhe meqe procesi i evolimit na ka bere te gjitheve njelloj,e pranojme Realen si te qene te gjithe njelloj(mjaft te degjosh nje stallier qe te thote qe kali e shikon njeriun disa here me te larte se vehten,pra Kali,te njejti REALITET qe shikojme ne,e shikon(e merr) ne menyre te ndryshme.
edrus
March 16, 2007 at 7:16 pm
Precesi e i evoluimit(unë personalisht besoj se nuk ka patur kurrë një tillë) nuk na ka bërë të tërëve njësoj dhe unë nuk e kam fjalën intelektualisht njësoj, por mu për atë se ne nuk e shohim Realitetin njëlloj. Realiteti është Mirazh. Në revistën “La science & Vie”(Shkenca dhe Jeta, ndoshta të kujtohet, revista ekzistonte edhe në Shqipëri, thjesht përkthehej nga frëngjishtja)nr 1057 viti 2005, fq.70 në kopertinë shtrohet me shkronja të mëdha portokalli pyetja “Le monde existe-t-il vraiment?” (A ekziston vërtetë bota) Është e vërtetë, bota varet nga percepsioni ynë, por percepsioni ynë është i kushtëzuar nga ajo që ne dimë. Ti je inxhinier ti i di ca gjëra nga fizika. Nëse koncepti ynë, mbi kohën, hapësirën, materien varet shumë prej asaj që ne jemi bërë të dimë mbi cilësitë e tyre, në çastin që e gjithë vihet jo vetëm në dyshim, por bëhet përditë e më e qartë se është gabim (sipas shkencëtarëve dhe formulave të tyre) ty nuk të ngelet më asnjë shans të ruash të njëjtin vizion mbi botën.
Meqë unë kam ca punë të tjera dhe nuk mund të zgjatem shumë, jam i sigurt se e njëjta revistë apo ndonjë variant i saj ekziston edhe në Itali.
Në krye të titullit që sapo të dhashë,në të majtë, me shkronja më të vogla, një tjetër titull emblematik, i errët dhe ilegal “Cerveau il decide avant nous!” (Truri, ai vendos përpara nesh).
Science & Vie Nr.1044 Septembre 2004, kryartikulli “Votre Cerveau Vous Trompe” (truri juaj ua ka me hile) nëntitujt “porqua? comment?”.
Tjetër titull ” La physique quantique c’est de metaphysique”, për të ardhur tek një titulli tronditës “Matiere Fantome!” Science & Vie Nr.1038 Mars 2004. Nëse ke ndonjë interes të diskutoj njërin nga këta artikuj, më thuaj dhe unë do bëj ndonjë përmbledhje të pikave kryesore me kujdes, korrektesë dhe ndershmëri.
Ajo që ti sapo ke filluar të vështrosh nga larg tek ajo që ke thënë quhet fenomenologji.Emri dhe mënyra e analizës që ai emërton është punë e Hegelit(libri më i famshëm dhe themelor ” Fenomenologjia e mendjes” (Phänomenologie des Geistes- në origjinal)italisht duhet të jetë “La fenomenologia dello Spirito”…pas tij ka shumë filozofë por më të famëshmit janë Edmund Husserl dhe Martin Martin Heidegger, natyrisht secili në qasje të re dhe të veçantë. Libri është një nga më të mërzitshmit dhe të çuditshmit në botë. Ika unë.
d
March 16, 2007 at 8:43 pm
Ngaqe une VETEM lexoj,dhe per lexim nenkuptoj vetem kalimin e kohes,s’jam perqendruar qe ta thelloja argumentin,bile deshta te shtoja dicka me teper ,por ngaqe njohurite dhe aktiviteti i TRURIT per momentin jane ne nivele pothuajse te nivelit te detit ,nuk u zgjata qe te beja ndonje gabim;e kisha fjalen per dicka qe kish te bente me ‘botet paralele’,per kollasin qe peson Hapsire/Koha ne momentin e marrjes se nje vendimi(ku probabiliteti qe te ndodhe c’do event(ngjarje) eshte i njejte dhe po me te njejten siguri ngjarja ndodh(kuptohet ne dy ose me teper univerese paralele),por ne te cilet,vezhguesi s’e ka idene(apo s’mundet??) se c’ben ‘alter ego-ja’ e tij ne universin tjeter…..dhe aq me keq kur ai injoron egzistencen e universit tjeter.
edrus
March 17, 2007 at 1:45 am
O Edrus o vëlla, po zgjatu sa të duash dhe bëj gabime. Shumica e asaj që thuhet është në fakt keqkuptim, e kam fjalën për veten. Ato revistat ti solla për kuriozitet, mua vetë më habisin dhe të them të drejtën nuk i besoj. Dështimet qesharake të shkencës mua më shërbejnë si argumente për një tjetër Realitet, që sipas mendjes sime është i vetmi i vërtetë dhe unë nuk e vë dot fare në dyshim. Të lutem të më besosh që nuk i kam vënë nga arroganca dhe dëshira për tu treguar i lexuar porse thashë se shërbejnë njëfarësoj si argumente dhe se ti mund të kishe ndonjë interes ti lexoje, prandaj dhe numrat dhe vitet e botimit. Është ora 3:05 Am dhe unë nuk kam fjetur akoma, shkruaj se jam prapë pa punë, u prishën ato të flamosura makina, por do tregoj për to tek ditari…po më vjen gjumë ama…ja dhe këtë gllënjkë kafeje, këtë gjysëm cigare partizani në dritare në minus 16 (më duket) dhe gjumë në dashtë i madhi zot…ditë të mbarë.
d
March 17, 2007 at 2:08 am
” Un essere umano è parte del tutto chiamato universo. Egli sperimenta i suoi pensieri e i suoi sentimenti come qualche cosa di separato dal resto: una specie di illusione ottica della coscienza. Questa illusione è una specie di prigione. Il nostro compito deve essere quello di liberare noi stessi da questa prigione attraverso l’allargamento del nostro circolo di conoscenza e di comprensione, sino a includervi tutte le creature viventi e l’intera natura, nella sua bellezza”
“Nje njeri eshte pjese e teresise se quajtur univers.Ai eksperimenton me mendimet dhe ndjenjat e tij si me dicka te ndare nga pjesa tjeter:NJE LLOJ ILUZIONI OPTIK I KOSHIENCES.Ky illuzion eshte nje lloj burgu. Detyra jone eshte qe te lirojme vehten nga ky burg nepermjet zgjerimit te rrethit tone te njohjes(dijes) dhe te te kuptuarit(ne kuptimin qe sa jemi ne gjendje te marrim nga ato njohuri),deri sa te perfshijme te gjitha krijesat dhe gjithe natyren ,ne bukurine e saj”
Albert Ajnshtain.
edrus
March 17, 2007 at 7:03 am