peshku.inc.
Shkatërrim i florës neuronale nga kapërdimi i prodhimeve të medias të cilave u ka kaluar afati i skadencës që përpara se të hidheshin në qarkullim. Shkatërrim i florës intelektuale prej gëlltitjes masive të prodhimeve konceptualë, të sterilizuar apo të ruajtur artificialisht, si gjuha e stereotipizuar e politikës, duke përdorur baktericidë, fungicidë dhe kundër-editeikë. Shkatërrim i florës gjuhësore e cila, si shkatërrimi i florës intestinale, prodhon diarre verbale, një çrregullim ndalues të tretjes dhe diç si kakolalia, një koprolalia e cila mund të pakësohet a ndalet vetëm nëpërmjet një serie të gjatë trushplarjesh patafizike.
Kete perkufizim gjeta dhe ne enciklopedine Britannica kur kerkova peshku.inc.
Perkufizimi im eshte nje fraksion i tendit: diarre verbale
its
March 26, 2007 at 3:15 pm
Gëzohem që ata të Britannica-s bien dakort. Më duket se edhe ti.
d
March 26, 2007 at 10:51 pm
Më kujtove shprehjen “plasi peshku” që të paktën sic hamendësoj unë (duke mos e ditur të sigurtë për mungesë peshkatarësh në sua) nënkupton shpërthim(plasje) të organeve të peshkut të shoqërouara me erën karakteristike të prishjes.
Elais
March 27, 2007 at 3:03 pm
Ti hamendëson tamam, por për sa i përket erës vetëm. Megjithqë përfytyrimi yt është mjaft më i gjallë dhe shumë më pranë të vërtetës së peshkut të përgjithshëm të cilit dinamiti i plas nga brenda pasi e ka gëlltitur.
d
March 27, 2007 at 11:57 pm
diare verbale:) cool man:)
eni
March 28, 2007 at 8:39 am