varfëri
Njerëzorja shfaqet në një formë të prekshme dhe të mistershme vetëm tek ata të cilëve kjo (njerëzorja) u mungon tërësisht. Ndoshta prania e saj e vërtetë mund të gjendet vetëm tek kafshët, siç mund të vërehet në veprën e Kannetit. Ideja e njerëzores mund të vijë vetëm prej tjetërkund, jo prej vetvetes, jonjerëzorja është e vetmja provë e ekzistencës së saj. Sa herë bëhen përpjekje për ta përcaktuar, përkufizuar këtë – duke e përjashtuar doemos jonjerëzoren – ajo duket qesharake. Kur përpiqet të aktualizojë konceptin e vet – në humanizëm dhe humanitarianizëm për shembull – ajo menjëherë kalon përmatanë vetes në dhunë dhe absurditet. Mendimi rron vetëm në skajet më të largët të njerëzores, në kufijtë sinusoidalë të jonjerëzores. Nëse, ashtu siç Kanetti shkruan, se vetë ideja e metamorfozës zhduket prej gjithësisë kur apo nëse kafshët zhduken, atëherë nuk ka për të patur as njeri dhe as mendim më.
menyra me e mire per te vertetuar diçka eshte ndermjet te kundertes se kesaj gjeje.serish i ke rene pikes…
eni
March 28, 2007 at 8:38 am
nuk e kuptoj mire kete. dua rikthim truri.
bletebzz
March 28, 2007 at 11:56 am
Ti je duke pyetur apo duke u rrëfyer?
d
March 28, 2007 at 12:24 pm
Shume gongel ky muhabet plako… deri nga mesi arita te ndjek dicka… me vone aha…
Mos do te thuash qe prania e saj e vertete gjendet vetem tek kafshet, si dicka e rralle tek to… dhe normale dhe e padallueshme tek njerezit, duke qene e natyrshme per ta, dmth me bollek tek ta…
Pash Zotin mer amon… mos na i hjek petllen krejt…
alb
March 28, 2007 at 3:08 pm
Tek kafshet duke qene e rralle… eshte e dallueshme… ne kete kuptim…
alb
March 28, 2007 at 3:39 pm
Hej, kujto metamorfozat në mitologji. Jona, Narcizi etj, metamorfozat në librat e shenjtë (majmunë, derra), metamorfoza e Kafkës, Luppo Mannaro,filmi “Miza” dhe një pafundësi referencash (më vjen gjumë prandaj)të tjera. Shih çfarë krahasimesh bëjmë ne – dhe që janë ato më të prekshmet, që na kënaqin më shumë – këndon si kanarinë, përkëdhelet si mace, leh, qen i pabesë, ha si derr, majmun, papagall, gjarpër, dhelpër, sorrë, qyqe, bletë, ketrushe, hienë, luan, ari, gjirafë, sorkadhe, bushtër, buçe, klloçkë…boll…nëse këto kafshë nuk do ekzistonin, por le të themi sikur vetëm derrat dhe majmunët, çfarë mundësish të vërteta do kishim ne për të menduar për atë se çfarë është njerëzore, nëse jo njerëzorja nuk do ekzistonte…si do të mund të flisnim për njerëzoren në si koncept nëse nuk do të mund të përfshinim në kuptimin tonë atë që nuk është e tillë…këtu biseda komplikohet shumë dhe fillon të duket si postimi i kësaj date…që nuk i zgjon asnjë njeriu interes…mos harro se ai që e ngre kokën përpara se ti thuhet prej të parit, kthehet në një kafshë barre.
d
March 28, 2007 at 3:41 pm
Ue… sic ti po e vendos tani eshte shume e thjeshte… por ne shkrim te ben gongel… prape ti 1+1=7…
alb
March 28, 2007 at 3:48 pm
Pssss… ke pare ti
alb
March 28, 2007 at 3:48 pm
…por sepse ajo që thuhet aty është se; një lloj humanizmi -përkufizimi i tij – që do ngrihej apo përfshinte vetëm humanen kthehet në absurditet dhe dhunë, bile duket edhe qesharak…dhe se nëse inhumania nuk do ekzistonte as mendimi nuk do ekzistonte, i cili duket të jetë asimptomatik (ajo drejtëza që i afrohet pafundësisht rrethit por nuk e takon kurrë) ndaj inhumanes (jonjerëzores).
d
March 28, 2007 at 3:52 pm
… te kuptoj shume mire c’do te thuash … a mund te zevendesohet fjala “i bazuar” tek postimi yt me ndonje fjale tjeter…
alb
March 28, 2007 at 3:58 pm
po…lexoje prapë.
d
March 28, 2007 at 4:05 pm
cool plako… shume me qarte… per nje germ ti e di…
alb
March 28, 2007 at 4:56 pm