vjetërsi
Diku në Kolorado, vija e mistershme kufizuese ku ujrat ndahen – duke rrjedhur drejt Atlantikut nga njëra anë dhe drejt Paqësorit nga ana tjetër. Një vijë që është po aq e imagjinuar në fakt, sa ajo që ndan të shkuarën nga e ardhmja – një linjë që ne e quajmë e tashmja, dy përmasat e kohës po ashtu duke rrjedhur brenda thellësish oqeanike.
Tek njeriu janë mendimet, jo lumenjtë ata që ndahen. Si ujrat kontinentalë, ato rrëshqasin vjedhurazi dhe paparashikueshëm në drejtime të kundërta për tu zhdukur përherë në ndonjë oqean impersonal. Kështu ato ide, burimet e të cilave ishin më të afërtit do përfundojnë të jenë më të largëtit nga njeri tjetri. Është në të njëjtën linjë imagjinare, të njëjtën kreshtë, që e Majta dhe e Djathta, burri dhe gruaja, e mira dhe e keqja dhe gjithë gjuhët ndahen përgjithmonë.
Megjithqë nuk ka ndonjë qendër të botës, është përherë në origjinë kjo vijë kufizuese e vizatuar prej natyrës, e cila krijon me të diç më shumë sesa ndryshim; një divergjencë të pakalueshme. Kjo do të thotë se në një moment të caktuar, jo vetëm që gjërat ndahen, por ashtu si konstelacionet e shenjave apo ato të hapësirës, ato vazhdojnë pambarim të largohen – tensioni midis tyre zvogëlohet në pafundësi duke arritur më së fundi një shpërfillje oqeanike.
Po ashtu si ujrat që vijnë prej të njëjtit qiell dhe të njëjtëve shira, ndahen po kështu fatet e njerëzve, duke ardhur prej së njëjtës skenë të parë fare, marrin drejtime të ndryshme. Por ndoshta ato takohen prapë diku, po ashtu si meridianët të cilët fillojnë të divergjojnë në një pol vetëm që të mund të konvergojnë sërish tek tjetri.
Për sa na takon ne, në secilën anë të vijës imagjinare të vullnetit, çdo vendim krijon dy rrëpira të kundërta,në të cilat jeta derdhet në drejtime të kundërta – çdo fraksion i paracaktimit lëviz pakthyeshëm larg tjetrit. Por çdo fat personal, siç shiu dhe retë, do shpërndahet gjithandej sërish në një cikël impersonal. Porse përsa i përket kohës, çdo çast është vija kufizuese ku e ardhmja dhe e shkuara ndahen për mos tu bërë më bashkë kurrë. Për më tepër, ekzistenca është mësëshumti divergjenca më e madhe ndërmjet të shkuarës dhe të ardhmes derisa vdekja i bashkon të dyja në një të tashme absolute.
Ndarja e ujrave duket të jetë një largim paradoksal, poaq a ashtu si ai i majave të maleve; majat më larta – sepse janë më të lartat janë dhe më larg nga njëra tjetra – janë po ashtu më të afërtat.
Vetëm në një kontinent, vetë pothuaj irreal, ujrat nuk divergjojnë por bile konvergjojnë përdrejt qendrës, për të rrjedhur në të njëjtën shkretëtirë. Australia. Simboli i një fjale ku ndarja nuk ka ndodhur, një botë letale, fetale, e krruspullt në të cilën ujrat, kafshët (marsupialët) dhe njerzit kthejnë në origjinë dhe nuk ndjekin rrjedhën e tyre, ata shemben në skenën e fillimit e nuk e rrëmbehen prej fundit. Universi antipodal i ëndërrave.
A kane mendimet nje kufi mes te shkuares dhe te ardhmes??
Mendimet(flas per te mijat te pakten) mund te divergjojne,mund te shkojne ne nje rreth dhe bile nganjehere dhe konvergjojne(sidomos kur behet fjale per disa lloj argumentesh
).
Ndoshta pajtohem me ty kur thua qe divergjencat dhe distancat oqeanike qe mund te marrin mendimet nga nje mendim fillestar,cojne drejt perhumbjes se vete mendimit……..por fluturojne te shkretat,magari te konvergjonin te gjithe ne ate ‘vrimen e zeze’ te origjines primordiale.
Gjithsesi “lartesia e majave te maleve” qe e persosur.
edrus
March 30, 2007 at 3:24 pm
Unë vërtetë besoj se faza e fundit e mendimit është kaosi, shpërbërja, ndoshta të kujtohet, kemi folur edhe njëherë tjetër për këtë, më duket…!
d
March 30, 2007 at 4:26 pm
vlen dhe per ‘Majat e larta’ kjo??
edrus
March 30, 2007 at 4:52 pm
Ndoshta jo, është megjithatë një paradoks, ashtu siç edhe cilësohet, një mënyrë do ishte të shiheshin gjërat përmatanë fundit të tyre, si të jenë transfinite pra. Ato do shfaqeshin nën një dritë krejt tjetër. Ngjarjet të vinin drejt teje prej nga kahu i kundërt i kohës, nga thellësitë e asaj se kanë ndodhur me parë, se kanë ndodhur tashmë dhe jane e shkuar. Është e njëjta gjë me shkrimin dhe idetë e tua, ti i sheh ato të vijnë nga një drejtim tjetër që nuk është ai i shtjellimit tyre logjik, nga thellësitë e përmbushjes së tyre, që është në fakt edhe fundi i tyre, si nje film i parë përsëprapthi. Dikush duhet përherë të ruajë njëfarë drejtpeshimi midis diçkaje dhe afatit ekstrem dhe final të saj, duhet ti mbajë të dyja njëherësh nën tension. Të duhet të jetosh brenda sistemit dhe ti jetosh rrjedhojat ekstreme te sistemit.
Mua blogu im më duket shumë më i frytshëm dhe i mbarë se peshku, për të cilin meqë ra llafi, ça e ka gjetur?
d
March 30, 2007 at 5:17 pm