O Klodi

në skenën e zbrazur, spektrale të dëshirës, karriget të kushtojnë sytë!

Archive for May 2007

Nn

without comments

Shkrimi fragmentar është përfundimisht shkrim demokratik. Çdo fragment gëzon dallueshmëri të njëjtë. Edhe më banali gjen lexuesin e vet të veçantë. Secili, në rradhë, ka orën e vet të lavdisë.

Natyrisht, çdo fragment mund të bëhet një libër. Por ideja është që nuk ka për të ndodhur, sepse elipsi është superior ndaj vijës së drejtë. Është po ashtu punë përtacie: tjetri nuk ka të drejtë të humbasë kohë pa synnuar ndonjë përfundim të mirë po aq sa nuk ka të drejtë për të njëjtën arsye të shfrytëzojë veten. Dhe është një çështje mëshire dhe mirkuptimi për fjalët po ashtu, të cilat kanë bërë shumë e shumë deri tani.

Written by d

May 31, 2007 at 7:23 am

Posted in krisma, vërejtje

Meqë

with 9 comments

është më mirë të vritesh prej një plumbi që është shtirë për ty sesa prej një plumbi qorr dhe meqë ka më shumë plumba qorra sesa nga ata që arrijnë shënjestrën e tyre, është më mirë të jesh një prej terroristëve apo një prej viktimave?

Written by d

May 30, 2007 at 12:11 pm

Posted in krisma

ll

without comments

…një tabletë kundër zjarrit që i ka rënë shtëpisë sate.

Written by d

May 29, 2007 at 11:58 am

Posted in krisma

Lëre

without comments

për aq sa i takon ‘punës’ intelektuale, unë nuk kam më hiç ndonjë ide. Çfarë më ka ngelur, është një lloj receptimi total në zbrazëti ku nuk mund të presësh asgjë, përveç ndoshta prej gravitetit universal.

Written by d

May 28, 2007 at 11:53 am

Posted in dyshime

Ky

with one comment

viç i vogël i kaltër dhe blu që ngjitet në një kodër nëpër shtegun e tapetit po blu, të cilin (viç) unë ngadalë e marrë përpara me bulldozerin tim masiv.

Written by d

May 27, 2007 at 11:52 am

Posted in krisma

ja

without comments

Lehtësim joseksual – dlirësi retinale në pozicion gjenopektoral – pantallona me çark (dhëmbësh)(dmth. tiranda).

Written by d

May 26, 2007 at 11:44 am

Posted in Uncategorized

i

without comments

Dy gjendje interesante, kur mendimi lëviz më shpejt se gjuha dhe kur gjuha lëviz më shpejt se mendimi. Gjëja më e keqe është kur të dy lëvizin me të njëjtën shpejtësi, me të njëjtin hap kur thonë. Është mu këtu kur fillon mbretëron merzia.

Written by d

May 24, 2007 at 11:28 am

Posted in krisma

hë…

without comments

Të vetmit njerëz që dikush mund vërtetë të urrejë apo neverisë, janë interpretuesit profesionalë, specialistët e dhunës nëpërmjet insinuimit, thullapët e qëllimeve dhe tregtarët e përgjegjësisë. Kritikët për të cilët, çfarëdo divergjence tradhëton dobësitë apo sensibilitetet e autorit. Analistët, për të cilët, çfarëdo shfaqje përmbajtjeje është shenjë e një rezistence të errët apo mosbesimi ndaj vetes. Partizanët e inteligjencës artificiale të cilët kujtojnë se je temperamentisht i keqformuar (që është e vërtetë ne fakt) dhe të shohin me keqardhje nëse nuk luan lojën e tyre.

Written by d

May 23, 2007 at 11:12 am

Posted in mesazh viral

Gjë

without comments

Duke ardhur prej labratorit të spitalit me një zarf të rezultateve të analizave në dorë, ai i postoi ato pamenduar në kutinë e parë postare që i doli në kthesë.

Written by d

May 22, 2007 at 11:06 am

Posted in fragmente

g

without comments

Është e mundur që Rossif i filmoi kafshët aq mirë sepse fshehurazi i urrente ato? Çdo njeri fsheh në një farë mase ca mizori ndaj objektit të vet. Është e kotë dhe thuaj e mefshtë t’ia veshësh këtë ndonjë motivi të errët të së pandërgjegjëshmes apo psikologjisë boshe: është një ligj simbolik. Analiza është pjesë e teatrit të mizorisë. Shkatërrimi është pjesë e të (dashuruarit) kuptuarit të objektit.

Written by d

May 21, 2007 at 11:04 am

Posted in dyshime, mesazh viral