Archive for June 2007
Në
pasigurinë e tyre të përherëshme – ajo të ishte e dashuruar, ai të ishte i dëshiruar, ajo të çmohej, ai të duhej – ata rrodhën hidhtazi mënjanë.
Ta paça borxh o Agron Tufa (+ vidiot)
Në një takim poetësh në Vlorë– një takim si shumë të tjerë, ku fjala dhe alkoli shpërndajnë një aromë delikate helmimi, ekzekutimesh të buta me thika në këllëf, masakrash me sharra elektrike të fikura – është dëgjuar e vetmja gjë e arsyeshme e thënë ndonjëherë në të tilla kuvende. Poetët e popullit (përjashtohen nga ky lloj ata të Rilindjes së çdo kohe) vinin prej gjithë popullit tonë poet e jo vetëm atij trim e polifonik të Vlorës, por e përmendëm Vlorën meqë prej andej apo aty rrotull ishte poeti anonim, i cili, në një çast të caktuar pas përshkrimit të mësipërm, u ngrit dhe foli. Tani ai dukej i shqetësuar dhe i bindur, por asfare teatral, i dehur dhe i trazuar, por jo dhe i kërleshur dhe me shall, pra jo dhe me pamje poeti. Nuk ishte alkoli që e bënte të sinqertë si në legjendat e Mujit dhe Gunës së Zezë, ndoshta e kish bërë pak më të guximshëm, ama i sinqertë ishte se ishte i turpshëm dhe kish frikë të shtirej se mos e kuptonte dhe vetë. Kështu që nuk mund të formoje veç mendim të mirë dhe të ruajtur për të, gjë që e bënte të pamundur ta kaloje lirshëm fjalën e tij pasi që ai e tha. E ashtu pa u lëkundur, pa tone të rremë në zë apo tinguj të zhdërvjellur që nuk i kanë hije krahinës së tij, pa pritur të sigurohej se po i kushtonin vëmendje të gjithë apo jo, tha – Motrën, rrobtë e ça i përmban pragu i derës gjithë atyre që përdorin fjalën “gjithësesi” në poezi. Dhe u ul.
Nuk mund të bije vetëm se dakort me të. Ai vuante. Hiqte keq. Është përtej shëmtimit të tolerueshëm, si të thuash atij estetik. Është si të të qëllojë dikush me një sharrë hekuri nga armata e parodisë në njëjës të një thike Swiss-Army, për të të vrarë. Një mundim pafund dhe një dhimbje e pamatëshme. Në kuptimin që vërtetë nuk mund ta kesh idenë sesa të dhemb. Nuk është as shumë as pak. Është vetëm bezdi e pashoqe dhe akti vetë të habit aq shumë sa nuk të ngelet vetëm se të rrish e ta shohësh atë tjetrin veprimi i të cilit ngelet një tentativë e pasuksesshme. Ti thjesht mund të ulërasësh ndërkohë, por nuk mund të reagosh më shumë se kaq. Ty nuk të e besohet. Ai vazhdon të të qëllojë. Ty as nuk të ulëritet më. Nuk ka zgjidhje. Apo në një krahasim tjetër, pa gjak, është si të shkosh ti rrëfehesh priftit për një krim bërë shumë vjet më parë dhe dënimi të jetë aq qesharak dhe banal sa ta humbësh besimin tek zoti. Apo të jesh ti ai që përpiqet të vrasësh dikë me prerësen e thonjëve të një thike Swiss-Army. Nuk thotë dot njeri që ai djalë nuk kishte nevojë të ishte i ndjeshëm që të kishte të drejtë.
Fjalën “vizllim” nuk e ka prerë Agron dë Tufa, por ai e ka përdorur diku, ndoshta më shumë se njëherë, por jo dhe shumë herë. Meqë tjetri është shkrimtar dhe zbulon e eksperimenton me fjalë dhe nuk e përdor fjalën “gjithësesi” në poezi sido që të jetë, njeriu mund ta tolerojë deri aty sa ta konsiderojë çështje stili çdo mani të lehtë dhe të vendosë në i pëlqen apo jo. Unë pyes më përpara nëse fjala “vizllim” gjendet në ndonjë faqe dhe i kërkoj ndonjë shpirtmiri ta gjejë dhe ta fshijë përpara se të lexoj ndonjë libër të Agron Tufës. Të cilit i uroj krijimtari të suksesëshme dhe fat në jetë.
Por ama fjala në thonjëza më lart (dy herë) është kriminale të jetë në qarkullim. Nuk do të thotë në fund të fundit përveçse “vezullim”, që një është një fjalë normale shqip. Kur bëhet mbiemër – ‘e’ ngelet ‘e’, ‘i’ bëhet diftongu ‘ue’ dhe merr mbaresën ‘shme.
Fjala “vizllim” nuk është fjalë, është një gisht në sy, është dhunë virtuale, është shtypje klasore, diktaturë proletariati, është greqisht, banjë kazerme. Ta thuash qoftë dhe me mend një tingull të tillë, është si të përpiqesh tu ngjitësh lëkurën frutave të qëruara me pështymë. Kjo masë llumi dhe qulli dhe J-ello-je e akullt dhe me teksturë fijesh bari, që hedhë farë në alveola dhe rritet të pushtojë dhe paralizojë qiellzën, teksa ll-ja – ta mbush gojën me gomerë dhe hipopotamë të cilët, në një fund të palumtur, teksa shpreson se tortura do marrë fund dhe ti do i nxjerrësh më në fund, bari është bërë mullar që të mbush gjithë hapësirat e ngelura në gojë e ty nuk të ngelet veçse të gëlltitesh…qe pastaj natyrisht të vjellësh dhe të nxjerrësh zorrët…do kthehem më vonë…sa të vjell ca jo pak…
figura letrash
Të jesh binjak: hall me halle.Të ndihesh kaq shumë gjysma ose dhe vetëm gjysma e vetes sate është fati i atyre motrave binjake (motrat Gibbons) të cilat, duke u qenë si njëra dhe tjetra, duken si asgjë tjetër në botë. Të njëjtat gjeste, të njëjtat reflekse, i njëjti trup, e njëjta e folme. Shtrëngimi fuzional në krahët e njëra tjetrës kur ato janë mes njerëzve të tjerë, shndërrohet kur ato janë vetëm në histeri verbale, dhunë seksuale, në dëshirën për të vrarë apo për tu vetvrarë (gjë që për to është e njëjta gjë). Ato përfundojnë ta shpien osmozinë e tyre të papërballueshme në një spital psikiatrik. Por ka megjithatë binjakëri edhe tek dikush që i mbahet goja, binjaku i të cilit, të cilin ai kurrë nuk ka mundur ta zhveshë nga vetja, belbëzon nëpërmjet tij. Ky mund të jetë problemi i vërtetë edipik për këdo. Jo dhe aq apo hiç fare të çlirosh veten nga trekëndëshi prindëror, sesa prej dublantit tënd virtual, prej asaj alter-egoje kërthizore e cila për këdo është si një lloj figure bashkshortore e vdekjes. Është padyshim me këtë binjak të fshehtë, këtë binjak virtual të cilin ne e mbartim brenda vetes prej lindjes, që është gati e pamundur apo shumë e vështirë të ndahesh.
Në Dead Ringers, gruaja në ëndërrat e saj, përpiqet të gllabërojë kordonin kërthizor për të çliruar atë që do prej asaj përbindshmërie binjakërimi. Në fakt ajo po përpiqet ta lindë atë nga e para. Por nuk ia arrin qëllimit. Ai preferon binjakërinë ndaj seksualitetit dhe vdekjen binjake ndaj grave dhe joshjes.
vidiot
maj
Time me up, time me down! Almodovar. Sekuestrimi si ekuivalenti në dashuri i pengmarrjes, si forma ekstreme e joshjes. Joshja vetë është në fakt një formë rrëmbimi, robërimi (magjia), i cili ngërthen njëlloj dorëzimi, njëfarë bashkpunimi të dhunshëm. Në çastin kur ajo i nënshtrohet dhunës, i bindet mizorisë që e ngujon, është ky çasti me intensiv i përvojës dashurore.
Është pothuaj e pamundur të imagjinosh rastin e kundërt, në të cilin një grua do mund të lidhë një burrë apo ta ngujojë pas vetes në këtë mënyrë përveçse ndoshta duke e sekuestruar atë mendërisht.
ndryshe
All God’s children need travelling shoes
Drive your problems from here
All good people read good books
Now your conscience is clear
I hear you talk girl
Now your conscience is clear
In the morning I wipe my brow
Wipe the miles away
I like to think I can be so willed
And never do what you say
I’ll never hear you
And never do what you say
Look my eyes are just holograms
Look your love has drawn red from my hands
From my hands you know you’ll never be
More than twist in my sobriety
More than twist in my sobriety
More than twist in my sobriety
We just poked a little pie
For the fun people had at night
Late at night don’t need hostility
The timid smile and pause to free
I don’t care about their different thoughts
Different thoughts are good for me
Up in arms and chaste and whole
All God’s children took their toll
Look my eyes are just holograms
Look your love has drawn red from my hands
From my hands you know you’ll never be
More than twist in my sobriety
More than twist in my sobriety
More than twist in my sobriety
Cup of tea, take time to think, yea
Time to risk a life, a life, a life
Sweet and handsome
Soft and porky
You pig out ’til you’ve seen the light
Pig out ’til you’ve seen the light
Half the people read the papers
Read them good and well
Pretty people, nervous people
People have got to sell
News you have to sell
Look my eyes are just holograms
Look your love has drawn red from my hands
From my hands you know you’ll never be
More than twist in my sobriety
More than twist in my sobriety
More than twist in my sobriety
———————————–
Tanita Tikaram, vocals & guitar
Rod Argent, keyboards
Peter Van Hooke, drums
Malcolm Messiter, oboe
humor
Shkencëtarët e Heidelberg-ut (qytet ku mblidhen herë pas here Nobelistë) shpallin se “gjendja natyrore nuk ekziston dhe ndoshta nuk ka ekzistuar kurrë që prej çastit kur njeriu u shfaq në biosferë, për aq sa ka qenë përherë njeriu që e kanë vënë natyrën nën shërbimin e vet dhe jo e anasjellta”. Sido që të jetë dhe në çdo rast, këta panglosë, nuk kanë përparuar duke marrë inteligjencën e natyrës nën shërbimin e tyre. Propozimi i tyre, që flakëron nga dëshira për objektivitet shkencor, do të thotë se “Zoti nuk ekziston dhe ndoshta nuk ka ekzistuar kurrë që prej çastit që njeriu u shfaq në biosferë, për aq sa ka qenë gjithmonë njeriu që ka besuar Zotin dhe jo e anasjellta”. Gjëja më gudulisëse e gjithë kësaj është kjo “ndoshta”. Komuniteti shkencor “shpall” se diçka ndoshta nuk ka ekzistuar kurrë. Është fare e pamundur të jesh më objektiv se kaq.
shkrimi automatik i botës
Krimi perfekt, është ai i realizimit të botës nëpërmjet aktualizimit të të gjitha të dhënave, shndërrimi i gjithë veprimeve tona dhe i gjithë ngjarjeve në informacion të kulluar, shkurt: zgjidhja finale, përmbarimi i botës përpara kohe nëpërmjet klonimit të realitetit, shfarosjes së reales nga kopja e vet.
Kjo është saktësisht tema e tregimit të Arthur C. Clark “Nëntë miliardë emrat e Zotit”. Një bashkësi murgjish në Tibet, për qindra vjet me rradhë i janë kushtuar transkriptimit të këtyre nëntë miliardë emrave të zotit dhe njëherë që ata kanë për t’ia mbrritur ta bëjnë këtë punë, qëllimi i krijimit të botës do jetë realizuar dhe botës vetë do i vijë fundi. Kjo lloj pune është dërrmuese dhe e pafundme dhe murgjit vendosin të thërrasin ca teknikë nga IBM-ja që të përdorin kompiutera për tu zgjidhur hallin, të cilët vijnë dhe mbarojnë punë brenda pak muajsh. Në një farë kuptimi fundi i historisë është sjellë në kohë reale nga puna me teknologji virtuale. Fatkeqësisht, kjo po ashtu nënkupton asgjësimin e botës në kohë reale. Sepse krejt papritur premtimi i Fundit realizohet, teknikët të cilët vetë nuk e besonin profecinë, teksa janë duke u kthyer e ngeshëm ecin nëpër një luginë, tmerrohen të shohin se yjet janë duke u shuar një nga një.
Ky është ndoshta fati që na pret në mbarim të këtij transfigurimi teknologjik të botës, fundi i saj i përshpejtuar, mbarimi i saj i menjëhershëm, suksesi i millenearizmit modern, vetëm se pa shpresën për shpëtim, apokalips, apo shpallje. Thjesht duke nxituar afatin final, duke përshpejtuar lëvizjen drejt asgjësimit të pastër dhe të thjeshtë. Kështu pra njerëzit, mu si ata teknikët e IBM-së i kanë caktuar vetes këtë detyrë fisnike: shkrepjen e kodit për zhdukjen automatike të botës duke i përmbaruar gjithë mundësitë e saj. Ky është thelbi i virtuales.
Jetohe jetën tënde në kohë reale – jeto dhe vuaj drejpërdrejtë në ekran. Mendo në kohë reale – mendimi yt është koduar menjëhershëm prej komputerit – kjo që sapo lexove është një shembull. Bëj revolucion në kohë reale – jo në rrugë, por në studion e rregjistrimit. Jetoi pasionet e tu dashurorë në kohë reale – çdo gjë hidhe në video prej fillimit deri në fund. Penetrohe dhe zhbirohe trupin tënd në kohë gjithmonë reale – endovideoskopi: shihe qarkullimin tënd të gjakut, zorrët e tua dhe rropullitë, njësoj sikur të ishe brenda tyre.
Asgjë nuk i shpëton kësaj. Ka gjithmonë një kamera të fshehtë diku. Ti mund të jesh duke u filmuar pa e ditur ti hiç. Ti mund të thirresh ta luash gjënë edhe njëherë prej fillimit për gjithë stacionet televizivë. Ti mendon se ekziston në versionin gjuhësor origjinal, por nuk je veçse një rast i veçantë dublimi, një version i pazakontë i “pakicës së lumtur”. Çdo veprim yti mund të transmetohet menjëhershëm në çdo stacion. Kishte një kohë kur e gjithë do shihej si një formë përgjimi policore. Sot ne e shohim si reklamë.
Në çdo rast, kamera është brenda kokës sate. Nuk ka nevojë për ndonjë medium të pasqyrojë problemet tona në kohë reale: çdo ekzistencë e teleprezanton vetveten. Ne të gjithë kemi kapërdirë antenat tona dhe kjo prodhon një lloj interference intensive për shkak të afërsisë së jetës dhe kopjos së saj dhe shembjes së kohës dhe hapësirës. Qoftë në këtë teleprezantim, në psikodramën “live” të televizorit apo menjëhershmërinë e informacionit në të gjithë ekranet, ne kemi të bëjmë me të njëjtën qarkshkurtësi të jetës reale.
bingo
Shantazh promocional tautologjik: “100 përqind të atyre që fituan llotarinë, provuan shansin e tyre!”. Një parrullë që njerëzit e interpretojnë ndryshe për ndryshe që të mund ti bëjnë qejfin vetes duke i plotësuar dëshirat: “100 përqind të atyre që provuan fatin e tyre fituan!” (Kur ata u morën në intervistë ata megjithatë u shprehen se i kishte kaluar ca kufijtë – me siguri për ndonjë analogji me zgjedhjet ku votohet “po” 100 përqind, që është një rezultat mjaft i dyshimtë.)
Stratagjema është kollaj të kuptohet. Nëse duke u përpjekur të bindësh njerëzit të luajnë ti u thua se: “Nëse do të fitosh, duhet të provosh fatin tënd”, ti e ke humbur davanë prej fillimit. Asnjë propozim logjik dhe i kushtëzuar nuk ka ndonjë shans – si ironi ndaj llojit tjetër të shansit. Nga ana tjetër, duke e kthyer anasjelltas rendin e shprehjes, e cila është bërë tanimë e pakushtëzuar (të provosh fatin është të fitosh), ti krijon një lloj ndjelljeje rrethore nëpër të cilën dëshira rrjedh me më shumë dëshirë për hir të faktit që është tërësisht e zbrazur prej kuptimit.
Që kur
…kam vënë re se nuk kam mbajtur kurrë vetë, jam bërë shumë kurioz për ditaret planorë të të tjerëve. Çfarë do jetë gjëja që ata bëjnë sapo zgjohen? Si mund të durojë tjetri ti duhet të bëjë patjetër diçka menjëherë pasi që ha mëngjesin? Si mund të rrotullohen njerzia gjithë ditën e lume si uji në lavaman derisa u hapet goja. Ata u bien ekraneve të prekshëm të jetës së tyre në të cilët paraqitet pandalim një skedulë histerike ditore dhe herë pas here, skedula ekstazike ditore e kohës bosh.
Ata, jeta e të cilëve është përmbytur me veprimtari të kotë, as që mund ta përfytyrojnë që ti nuk ke asgjë për të bërë. Ty të duhet të ruash besimin e tyre tek ky iluzion, sepse ndryshe ata fillojnë të kenë për ty të njëjtin respekt artificial që ata kanë për punët e tyre gjithëngrënëse. Në ndryshim me llojin tjetër të histerisë – atë të avashllëkut dhe mërzisë – dinamizmi i papushim i punës, është histeria e kohës së vdekur. Aktivitet moderne kanë të njëjtin funksion subtil me atë të brumbujve në shkretëtirë: duke përlarë kohën e vdekur, ato na lenë në përdorim kohën e kulluar. Duke i dhënë fund kohës së lirë, ato na shpëtojnë prej ankthit të kohës së plotë.
Në të njëjtën mënyrë ne duhet tu jemi mirënjohës dhe falënderues politikanëve të cilët bëjnë ç’është e mundur të tresin kufomën e botës politike – sarkofagë të gjallë të cilët na mbrojnë prej kalbjes së një trupi të vdekur i cili përndryshe do qelbte dhe helmonte gjithë dynjanë. Gjithë fatkeqësitë na mbrojnë prej diçkaje edhe më të ligë akoma. Kështu budallëku i kritikëve duhet të ketë një funksion më të fismë – atë të mbrojtjes sonë prej shtresës së trashë të pisllëkut intelektual që ata sekretojnë, të ruajtjes sonë prej dhunës sekrete të gjykimit, sikur ata të mos ishin, ne do detyroheshim të gatiteshim e ktheheshim kundër vetes sonë.
Dhe është e njëjta gjë me ata që na shpëtojnë prej detyrimeve të lodhëshme menaxhimit të parave, bizneseve, pushimeve. Të gjitha këto janë punë të kota, të cilat lumturisht u kalohen sharlatanëve, grabitqarëve dhe mashtruesve, për të mos përmendur filozofët e stërholluar. Çfarëdo që të bëjmë ne nuk duhet të përpiqemi të korrigjojmë natyrën iluzive të diskursit të tyre meqë kjo do na vinte direkt përballë në një garë të pabarabartë me budallëkun dhe me barrën e lirisë sonë.