O Klodi

në skenën e zbrazur, spektrale të dëshirës, karriget të kushtojnë sytë!

figura letrash

leave a comment »

Të jesh binjak: hall me halle.Të ndihesh kaq shumë gjysma ose dhe vetëm gjysma e vetes sate është fati i atyre motrave binjake (motrat Gibbons) të cilat, duke u qenë si njëra dhe tjetra, duken si asgjë tjetër në botë. Të njëjtat gjeste, të njëjtat reflekse, i njëjti trup, e njëjta e folme. Shtrëngimi fuzional në krahët e njëra tjetrës kur ato janë mes njerëzve të tjerë, shndërrohet kur ato janë vetëm në histeri verbale, dhunë seksuale, në dëshirën për të vrarë apo për tu vetvrarë (gjë që për to është e njëjta gjë). Ato përfundojnë ta shpien osmozinë e tyre të papërballueshme në një spital psikiatrik. Por ka megjithatë binjakëri edhe tek dikush që i mbahet goja, binjaku i të cilit, të cilin ai kurrë nuk ka mundur ta zhveshë nga vetja, belbëzon nëpërmjet tij. Ky mund të jetë problemi i vërtetë edipik për këdo. Jo dhe aq apo hiç fare të çlirosh veten nga trekëndëshi prindëror, sesa prej dublantit tënd virtual, prej asaj alter-egoje kërthizore e cila për këdo është si një lloj figure bashkshortore e vdekjes. Është padyshim me këtë binjak të fshehtë, këtë binjak virtual të cilin ne e mbartim brenda vetes prej lindjes, që është gati e pamundur apo shumë e vështirë të ndahesh.

Dead Ringers, gruaja në ëndërrat e saj, përpiqet të gllabërojë kordonin kërthizor për të çliruar atë që do prej asaj përbindshmërie binjakërimi. Në fakt ajo po përpiqet ta lindë atë nga e para. Por nuk ia arrin qëllimit. Ai preferon binjakërinë ndaj seksualitetit dhe vdekjen binjake ndaj grave dhe joshjes.

Written by d

June 28, 2007 at 4:46 am

Posted in dyshime, krisma, philm

Leave a Reply