O Klodi

në skenën e zbrazur, spektrale të dëshirës, karriget të kushtojnë sytë!

Ta paça borxh o Agron Tufa (+ vidiot)

with 12 comments

Në një takim poetësh në Vlorë– një takim si shumë të tjerë, ku fjala dhe alkoli shpërndajnë një aromë delikate helmimi, ekzekutimesh të buta me thika në këllëf, masakrash me sharra elektrike të fikura – është dëgjuar e vetmja gjë e arsyeshme e thënë ndonjëherë në të tilla kuvende. Poetët e popullit (përjashtohen nga ky lloj ata të Rilindjes së çdo kohe) vinin prej gjithë popullit tonë poet e jo vetëm atij trim e polifonik të Vlorës, por e përmendëm Vlorën meqë prej andej apo aty rrotull ishte poeti anonim, i cili, në një çast të caktuar pas përshkrimit të mësipërm, u ngrit dhe foli. Tani ai dukej i shqetësuar dhe i bindur, por asfare teatral, i dehur dhe i trazuar, por jo dhe i kërleshur dhe me shall, pra jo dhe me pamje poeti. Nuk ishte alkoli që e bënte të sinqertë si në legjendat e Mujit dhe Gunës së Zezë, ndoshta e kish bërë pak më të guximshëm, ama i sinqertë ishte se ishte i turpshëm dhe kish frikë të shtirej se mos e kuptonte dhe vetë. Kështu që nuk mund të formoje veç mendim të mirë dhe të ruajtur për të, gjë që e bënte të pamundur ta kaloje lirshëm fjalën e tij pasi që ai e tha. E ashtu pa u lëkundur, pa tone të rremë në zë apo tinguj të zhdërvjellur që nuk i kanë hije krahinës së tij, pa pritur të sigurohej se po i kushtonin vëmendje të gjithë apo jo, tha – Motrën, rrobtë e ça i përmban pragu i derës gjithë atyre që përdorin fjalën “gjithësesi” në poezi. Dhe u ul.

Nuk mund të bije vetëm se dakort me të. Ai vuante. Hiqte keq. Është përtej shëmtimit të tolerueshëm, si të thuash atij estetik. Është si të të qëllojë dikush me një sharrë hekuri nga armata e parodisë në njëjës të një thike Swiss-Army, për të të vrarë. Një mundim pafund dhe një dhimbje e pamatëshme. Në kuptimin që vërtetë nuk mund ta kesh idenë sesa të dhemb. Nuk është as shumë as pak. Është vetëm bezdi e pashoqe dhe akti vetë të habit aq shumë sa nuk të ngelet vetëm se të rrish e ta shohësh atë tjetrin veprimi i të cilit ngelet një tentativë e pasuksesshme. Ti thjesht mund të ulërasësh ndërkohë, por nuk mund të reagosh më shumë se kaq. Ty nuk të e besohet. Ai vazhdon të të qëllojë. Ty as nuk të ulëritet më. Nuk ka zgjidhje. Apo në një krahasim tjetër, pa gjak, është si të shkosh ti rrëfehesh priftit për një krim bërë shumë vjet më parë dhe dënimi të jetë aq qesharak dhe banal sa ta humbësh besimin tek zoti. Apo të jesh ti ai që përpiqet të vrasësh dikë me prerësen e thonjëve të një thike Swiss-Army. Nuk thotë dot njeri që ai djalë nuk kishte nevojë të ishte i ndjeshëm që të kishte të drejtë.

Fjalën “vizllim” nuk e ka prerë Agron dë Tufa, por ai e ka përdorur diku, ndoshta më shumë se njëherë, por jo dhe shumë herë. Meqë tjetri është shkrimtar dhe zbulon e eksperimenton me fjalë dhe nuk e përdor fjalën “gjithësesi” në poezi sido që të jetë, njeriu mund ta tolerojë deri aty sa ta konsiderojë çështje stili çdo mani të lehtë dhe të vendosë në i pëlqen apo jo. Unë pyes më përpara nëse fjala “vizllim” gjendet në ndonjë faqe dhe i kërkoj ndonjë shpirtmiri ta gjejë dhe ta fshijë përpara se të lexoj ndonjë libër të Agron Tufës. Të cilit i uroj krijimtari të suksesëshme dhe fat në jetë.

Por ama fjala në thonjëza më lart (dy herë) është kriminale të jetë në qarkullim. Nuk do të thotë në fund të fundit përveçse “vezullim”, që një është një fjalë normale shqip. Kur bëhet mbiemër – ‘e’ ngelet ‘e’, ‘i’ bëhet diftongu ‘ue’ dhe merr mbaresën ‘shme.

Fjala “vizllim” nuk është fjalë, është një gisht në sy, është dhunë virtuale, është shtypje klasore, diktaturë proletariati, është greqisht, banjë kazerme. Ta thuash qoftë dhe me mend një tingull të tillë, është si të përpiqesh tu ngjitësh lëkurën frutave të qëruara me pështymë. Kjo masë llumi dhe qulli dhe J-ello-je e akullt dhe me teksturë fijesh bari, që hedhë farë në alveola dhe rritet të pushtojë dhe paralizojë qiellzën, teksa ll-ja – ta mbush gojën me gomerë dhe hipopotamë të cilët, në një fund të palumtur, teksa shpreson se tortura do marrë fund dhe ti do i nxjerrësh më në fund, bari është bërë mullar që të mbush gjithë hapësirat e ngelura në gojë e ty nuk të ngelet veçse të gëlltitesh…qe pastaj natyrisht të vjellësh dhe të nxjerrësh zorrët…do kthehem më vonë…sa të vjell ca jo pak…


Written by d

June 29, 2007 at 8:12 am

Posted in krisma, video, vërejtje

12 Responses

Subscribe to comments with RSS.

  1. My body is a cage
    That keeps me from dancing with the one I love
    But my mind holds the key
    My body is a cage
    That keeps me from dancing with the one I love
    But my mind holds the key

    I’m standing on the stage
    Of fear and self-doubt
    It’s a hollow play
    But they’ll clap anyway

    [Repeat Verse 1]

    I’m living in an age
    That calls darkness light
    Though my language is dead
    Still the shapes fill my head

    I’m living in an age
    Whose name I don’t know
    Though the fear keeps me moving
    Still my heart beats so slow

    [Repeat Verse 1]

    My body is a cage
    We take what we’re given
    Just because you’ve forgotten
    Doesn’t mean you’re forgiven

    I’m living in an age
    Still turning in the night
    But when I get to the doorway
    There’s no one in sight

    I’m living in an age
    They’re laughing, I’m dancing
    With the one I love
    But my mind holds the key

    Still next to me
    My mind holds the key
    Set my spirit free

    Arcade Fire

    June 29, 2007 at 8:17 am

  2. Po fjala “rrobtë” a mund të përdoret?
    S’e kam fjalën në atë kontekst që është përdorur, por si fjalë në vehtvete, sepse nëse në gjuhën e përditshme përdoret:robt (ropt) që është shumësi i Robit (njeriut), dhe nëse në njëjës kjo fjalë mund të lakohet dhe përdoret dhe në gjuhën letrare, në shumës s’besoj se mund të ketë ndonjë përdorim të ndryshëm se ai ‘dialektali’.

    GJITHSESI, besoj se është ndonjë diskutim që vlen vetëm për poetët…..ose të paktën të mos e keni dhe me analfabetë si puna ime (kam frikë t’a vë kokrrën që qesh :P )

    edrus

    June 29, 2007 at 11:21 am

  3. Vëlla, shumësi i vërtetë është “robër/it”, kështu që jo nuk mund të përdoret, por si ropt si rrobtë nuk shkakton ndonjë lloj neverie fobike, përvçese ndoshta inat tek recipienti, dhe inati dhe nervi janë të fisëm si ndjenja…

    d

    June 29, 2007 at 11:46 am

  4. Ti e di që ‘formimi’ im ka ngelur shumë pas, dhe shyqyr që në rrjet ka shokë që dinë të më spjegojnë kuptimin e fjalëve ‘të reja’.
    Përsa i përket “vizllimit”: është një fjalë që e dëgjova për herë të parë para ca kohësh në gjirin e arqipelagut të blogerave … dhe siç ndodh shpesh, fjalë të reja hyjnë të bëjnë pjesë në zhargonin e një grupi, që ndoshta jashtë grupit, po t’ja dëgjoj njeriu këtë fjalë, ndoshta dhe unë me sinqeritetin e atij poetit të dehur do t’ja shaja gjithë ropt e shpisë…. por, në grup, kjo fjalë tingëllon më tepër se ‘xixëlluese’ (megjithëse dhe:”shkëndijat ti dalin” s’është aq pa kuptim), këtu është ndoshta pjesa finale e fjalës: viz<b>llushme</b> që më sjell ndërmënd diçka të mrekullueshme.
    Ti prego, abbi pieta di noi …. lasciaci vivere come meglio crediamo :)

    edrus

    June 29, 2007 at 1:41 pm

  5. Fjala shqip është – e vezullueshme – ti e ke përdorur dy herë atë tjetrën, dhe…nëse të kam patur ndonjë borxh, jemi larë tani…megjithqë vështirë…(në kuptimin se nuk lahem dot me ty, ti më bën të ndihem fajtor mua tërë kohën)…Nejse fajin e ka Agron Tufa. Unë e kam parë vetëm njëherë në internet nuk më kujtohet ku, tek SM, më duket…pastaj nuk mendoj dot se çfarë thuhet në një blog mund të pengojë njërin apo tjetrin të rrojë si do vetë dhe të vezullojë kur ti teket a të ketë takat apo aq sa i takon.

    d

    June 29, 2007 at 1:53 pm

  6. Vizzzzzzzzzzzzz

    per pak mendova se nuk do te na nderoje me kte. mire e bere. je lehtesuar ndonje cik?

    If you had tried you wouldn’t have found a better video to pair this delicacy with.

    duel i vertet

    aloire

    June 29, 2007 at 7:19 pm

  7. Jo. Kam akoma gishtin në sy! Duhet të kalojë kohë…shumë kohë, jam keq, vuaj si qen fshatrash mbi shkëmb…me duket sikur më injektojnë vazhdimisht sodë buke dhe ushqehem me maja, më venitet veshka nga kallaji me hidromat i vizllimës, kam një vrimë në zemër që mbushet me vaj pushkësh të braktisura në vërri lufte, kam uri…po më vizllon uria vezmen me vjegëza të barkut…po vete të va

    d

    June 29, 2007 at 8:27 pm

  8. mbylli syte
    s’besoj se te ndihmon, por provoje. ka mundesi qe e vetmja menyre qe ti shpetosh v…. eshte te mbyllesh syte.

    aloire

    June 29, 2007 at 9:28 pm

  9. vo, vëngra vukë, valoi visi!

    d

    June 29, 2007 at 9:37 pm

  10. hahaha… o plako nga te eshte mledhur… kam vdek me lot.

    alb

    June 30, 2007 at 4:51 pm

  11. Sevdaja byrazer, sevdaja!

    d

    June 30, 2007 at 5:11 pm

  12. E ashtu pa u lëkundur, pa tone të rremë në zë apo tinguj të zhdërvjellur që nuk i kanë hije krahinës së tij, pa pritur të sigurohej se po i kushtonin vëmendje të gjithë apo jo, tha – Motrën, rrobtë e ça i përmban pragu i derës gjithë atyre që përdorin fjalën “gjithësesi” në poezi. Dhe u ul.

    hahahaha… o plako me ndje, por doja te qeshja me ze.

    nuk flas me.

    alb

    July 1, 2007 at 5:57 am


Leave a Reply