O Klodi

në skenën e zbrazur, spektrale të dëshirës, karriget të kushtojnë sytë!

Baladë Për Pelën e Humbur të Hysni Kapos

with 4 comments

Argumenti
Shokut të çmuar dhe të pazëvendësueshëm, kamerad Hysni Kapo, i kishte hyrë në sy një pelë e rallë dhe me veti të çuditëshme dhe gazmore e cila pas një përdorimi të fshehtë dhe të pamjaftë, humbi duke u arratisur disa fshatra më tutje, se si kjo u rrëmbye padrejtësisht nga heroi i krahinës, në atë kohë, dhe tradhëtari i mëvonshëm Tahir Kadareja dhe peripecitë e rralla që vuajti si dhe ndikimet e drejtëpërdrejta që kjo pati për zhvillimin e mëtëjshëm dhe të ardhmen e luftës antifashiste si dhe atë të Shqipërisë në veçanti dhe popullit shqiptar në përgjithësi.

(Hyrje)

 

I

Fshati që qoftë i falë

Ku zuri fill kjo ngjarje par’

Ngrihej në një rrëpirë

Shtëpitë me gips e argjilë

Ishin të vogla e pakta

Po afër si gjumi dhe nata

Të lyera jo dhe aq mirë

Me gëlqere ngjyrë hirrë

E dukeshin nga larg fare

Si një tufë delesh namusqare

Që hanin me sy të përënduar

Dashin që i printe menduar

E ish kjo bina e Hysniut

Kapos që do të thotë Kryut

Në një dialekt të shqipes sonë

Që këtu s’do e përdormë

Po që ta marrin vesh njerzia

Ai që toskën se ka të tijan

Se atë emër e kishte hak

Se në vetull të merrte gjak

Dhe me shkak dhe pa shkak

E tija shtëpi ishte e parë

Si në pasuri dhe farë

Ish më e madhe e më e bardhë

Ish me oxhak e s’kishte gardh

Po një mur të lartë tek gjuri

Prej qerpiçi e plloçesh lumi

E të tjerët aty vërdallë

Kishin vatër më të rallë

Dhe rrethoheshin me hunj

Që ngriheshin të zinj mbi sup

Fshati rrethohej me shpate

Brinjë, qafa, gryka, faqe

Malet bënin hije shumë

Lulet mbinin përnën gur

Dielli ngrohte veç në gusht

E përroi ishte për lumë

Ujin e kishte të kulluar

Po të paktë në të mbaruar

Me ca bar rreth e rrotull

As të mjaftë e as të sosur

Drurë kish më pak se shkurre

E k’ta ishin nja dy-tre dushqe

Ato; prralle, driza, mare, bushe

Që nga udha, gjer rrëzë pusesh

Pa kur binte herët nata

Ngriheshin erëra të tharta

E lodronin nën pullaze

Pa seç e merrnin një valle

Nga haurët mbi parvaze

Herë pa nge, herë të avashta

Herë të mbara herë të mbrapshta

E njerëzia mblidhej brenda

Pas punëve që s’ishin të rënda

Se të tërë ishin barinj

Hanin kafshë për ushqim

Më shumë të shtynin rakinë

Bërë me rrush po dhe me fiq

Që nuk ishin me bollëk

Por mjaft për tu zjerë e bërë

Ai lëng i turbulluar

Në sasi të dëshiruar

Me të njomeshin ditë e natë

S’kishin merak më të madh

Se tre herë ndiheshin burra

Njëherë se u thumbonte gjuha

Se sherrit që e sillnin shakatë

Ia dilnin ta zgjidhin me flakë

Pasandej edhe për gratë

Që ndryshe nuk mund ti shihnin

Se këto punërat i prishnin

Ngase nuk ishin baresha

Po drubërëse e ujësjellsa

Gatuese e larëse teshash

Mjelëse e vjelse vreshtash

Kopshtare dhe trimëresha

Vajza të serta e nënë të egra

Pra që shkurt t’jetë muhabeti

Qe pak a shumë siç tha poeti*

Veç ajo-që ai nuk përmendi

Se s’njihte gratë e këtij vendi-

Që; për raki dhe këto të thanin

Donin kafenë dhe duhanin

Se ashtu ndiheshin burra

As të mençme as të urta

Por të rrëmbyera e të zjarrta

Për luftë, beteja e shamata

Oh po prapë e ëmbël qe dynjaja

Kur mbrëmanet rënkonte zyraja

Dhe pasi ishin thumb të gjithë

Nguleshin në shtretrit e hirtë

Dhe kumbiseshin në një gjumë

Më të thellë se ai i fundmë

Written by d

July 4, 2007 at 8:41 am

Posted in bejte subversive

4 Responses

Subscribe to comments with RSS.

  1. uore vella,

    haber presim me sy na xhamet

    derman se nuke na del e liga pa i nxjerre fundin

    imagjino ku na le

    “…turbulluar

    Në sasi të dëshiruar”

    derman gjer te kulloje se na u tha peshtyma

    Э РëЯ7sнМЄ

    July 3, 2007 at 3:03 pm

  2. po ti rrofsh e qofsh a te keqen…kam qesh sa kam frike do më bien leshurat, ore mashkull se mos je nga fshati im ore, se ai imi dy brigje e nje qafe me tutje eshte nga ai shokut, si te them, nje vrap e gjysem me pelen e merhumit, apo e përdorte ndryshe ai…aahahaha, po ka me o?

    Sonja

    July 4, 2007 at 6:29 am

  3. po ik o gjeç belanë se nuk jam nga fshati unë…fatkeqësisht… turp e faqja e zezë që nuk jam po nuk më rëndon dot mua për këtë, se dhe do ishim parë në rradhë të parë, dhe prapë në rradhë të parë do më kish gjetë shpirti rehat, ndoshta, jo se do të kisha parë, por meqë nga fshati!

    d

    July 4, 2007 at 6:55 am

  4. paaaliiiidhjeeeeeeeeeee :|

    shpend

    October 18, 2007 at 5:18 am


Leave a Reply