II – Njohja dhe bashkimi.
Hysniu, kapedani, qe djali i dytë i rritur
Sa i kish rënë pushi e qimja i kish dirsur
Nga trupi qe më pak i shkurtër se i gjatë
Qe i ngjeshur, vandak, fytyrëgjerë, dhëmbëshkoqur
Sytë si thana, faqeplotë, gati kishte ballë
Por veç qe hundshqiponjë si gjithë heronjtë e njohur
Nga karakteri nuk kishte as cen as të sharë
Ish i ashpër, kish të drejtën, se vij nga fis i madh
Shenjë e tij ishin mustaqet, zinin më shumë vend
Sesa ato të Mehmetit, që kishte më shumë gradë
Kur fliste dhe kur s’fliste njësoj linte pamend
Se vetëm me vështrim hidhte shakull një kalë
Kur për herë të parë e pa, pelën që nuk u rrëzua
Inati që i dha azmë e zi dalngadalë iu shndërrua
Në kureshtje brejtëse, lektisje me ankth e zili të molisur
Ju morën paksa mendë, më ligsht, më butë, jo si rakia
Atij vetë, që në dhe shtinte, të mirin, të keqin, të ligun
Ju drodh gjuri, dora, zemra e vendosi ta kishte të tijan
Në fillim dot si avitej, e vështronte pak nga larg
Ish kjo një pelë e hajthme, muskul lehtë e fare dhjam
Menjëherë u pendua, për fjalët që i mendoi mashtruese
I pau prapë synë e spërkatur, që s’e shihte e sëmbonte
Bardhësinë tek tuk të shkruar me ca njolla drithëruese
Lakoren e thellë të mesit, jelet që flladi qafonte
Jelet, prapë, ishin po flokë, përmbi kurorë të qafës
Që mbahej drejt e lart, e nazonte si flaka e vatrës
Ish e gjitha kaq lozonjare, donte fjalë por dot se gjente
Me atë trup lastar-lastare, atë ngjyrë që shumë i thoshte
Përpak mbeti pa frymë, e ndërsa fjala po i shkrepte
Fanepsi çfarë e mundonte, mundi të çapitej e tek mendohej
Vetëm një fjalë kish në kokë, që e frynte e përmallonte
Bërtiti me gaz e shpresë, në ekstazë baritore – Ahh BJONDE
Ishte bjonde, jo si gratë ngjyrë tymi, degë dushku në sh’ndre
Kjo ishte mjaft e sojme, me at’ shpinë të shtrirë, të palënduar,
Me ato këmbë si fashë dëbore, atë bark të bardhë si re
Syri i valë e prapë krenar që rrotullohej shpenguar.
Më s’duroi, por u afrua, me një çap që nuk e ndjente
Dheu nën këmbë i largohej opinga në ajër shkelte
Por ndë gjoksin gjer tek mjekra kish një zjarr të errësuar
Kishte një vapë të ngrirë, kish pendë e avuj plumbi
Pezull rropullitë ia mbanin e zemrën ia shkruanin ngatërruar
Kërkoi me sy të zonë, u pre, u mbajt, dorën në brez e vuri.
Koburja e qetësonte se kjo ish dashuri e parë
Kish kohë kur e zotëroi, si bënte naze as fjalë
Tek zbuloi të zonë i foli, me një zë që s’kish të sharë
Se vuajtjen ia mbulonte, vij prej hekurit e jo prej fytit
Sa napolona – skërmiti – për këtë mushkë gërdallë.
Po në mushkri thellë i therri, mallëngjimi pak e mbyti
Ndë vete në passion të valë, premtoi fyerjen do t’ia lante
Nuk është mushkë, është pelë, e pavrarë në punë fare-
Mërmëriti hallexhiu me sytë e qepur mbi brez
Mejtoi dheu, hekuri e ari kishin të përbashkëta mjaft
Kish ardhur kaluar e lehtë nuk donte të shkonte në thes
Gënjeshtar, mua bën për budalla, unë i kam sytë në ballë.
Briti trimi, dhe nuk priti, por e nxorri – Mua njeri hi dot s’më hedh
Thuaje çmimin për një mushkë, përndryshe lumi të merr
E ashtu pagoi sa deshi, me një çmim që i shtoi famë
Ca thonë që atij ia hoqi, ca thonë që thjesht i ra
Po gojët e këqia si dhe ato të mirat, të dyja një punë kanë
Mori ç’ka donte si jetën e që i gëzonte xhanë.
ej, me dore ne zemer e seriozitet, na kenaqe o vella!
fatkeqesia zonale qe kemi ne ketu nen te tjere brezare orare nga ato tuat, eshte se poetet qe kane mbetur gjalle edhe ata punojne qe me mengjes duke lare makina. Po a e di ti cfare makinash se? Bencat e Byrose Politike…
Э РëЯ7sнМЄ
July 3, 2007 at 3:05 pm
Historia që përsërit veten është farsë vëlla dhe farsa që luhet përherë bëhet histori!
d
July 3, 2007 at 3:20 pm
Komplimente
Riucciola
July 4, 2007 at 6:18 am
O, mbase te vjen keq po ai vargu i fundit i strofes së nente është kot fare, te ngec ne gurmaz, e prish ritmin dhe rima edhe pse eshte aty nuk dallohet, une them ta nderrosh…po mire ne përgjithesi mire, kam qeshur ne ca vende me ze…vazhdon apo?
Sh. Musaraj
July 4, 2007 at 6:35 am
e, e vërtetë është…që vazhdon, po mirëpo e vërtetë është edhe ajo që thua për vargun, po nga halli dhe unë i ziu…dëgjo , nuk e di kush je, dmth: nëse shkruan vetë e merr vesh nga vjershërimi, apo thjesht (nuk është kurrë aq thjesht në fakt) merr vesh nga vjershat, por nëse ke ndonjë ide je i mirëpritur, natyrisht që do kreditohesh…sapo jam zgjuar përtoj të flasë gjatë…po mirëserdhe
(kurse ti emrin e ke kot fare, e ndryshe nga bota, e ke vetë fajin)
Rucciola! Faleminderit!
d
July 4, 2007 at 6:45 am