O Klodi

në skenën e zbrazur, spektrale të dëshirës, karriget të kushtojnë sytë!

bosh

with 4 comments

Në zemër të piramidave kishte që hapësirë qëndrore prej së cilës rrezatonte pavdeksia. Në zemër të qytetërimit perëndimor ka tani vetëm një vrimë ku zbrazen koshat e historisë.

Gjenomi njerëzor ka po ashtu koshat e vetë: 90% (më lajmëruan që nuk është numër i saktë) gjene “egositë” të papërdorshëm. A nuk është e mundur që natyra të ketë lajthitur si sistemet tanë të prodhimit dhe ashtu nuk pushon së prodhuari gjene të cilët kanë – dhe mund të kenë – jo ndonjë qëllim tjetër përveçse të shtrojnë një problem të pazgjidhshëm për imagjinatën?

Written by d

July 7, 2007 at 10:53 am

Posted in Uncategorized

4 Responses

Subscribe to comments with RSS.

  1. 90% gjene egoiste te paperdorshem? Jane rreth 30-35 mije gjene, nje pjese e mire karakterizuar shume mire, pjesa tjeter homolog me ato te kafsheve apo insekteve. E ke fjalen nje, pjese e gjenomit perfaqesohet nga sequenca qe nuk i kupton njeri. Kjo eshte e vertete, por askush nuk e beson me qe ato perfaqesojne koshin e plehrave. Thjesht nuk e dime (akoma) se c’rol luajne.

    Selfmaderadio

    July 5, 2007 at 12:56 pm

  2. Tek “The Human Genome Project” thonë se kishin ndërmend të identifikonin 20 000-25 000 gjene. Marr me mend se ju jeni specialiste e fushës dhe më duhet t’ju besoj. Shprehja thotë 90% të gjeneve, nuk ishte kështu fjala vetëm për sekuencat, pra është gabim i imi. Dijet e mia mbi subjektin mesa duket (qartë) duhen rinovuar. Ju falënderoj për informacionin.
    Unë vetë, meqë u përmend besimi, nuk besoj se diç vërtetë në trupin e njeriut apo kudo tjetër është kot. Besoj po ashtu se për një pjesë të madhe pyetjesh mund të gjenden përgjigjet. Fraza qe një lloj ironie pa thonjëza mbi dijen e padobishme. Kërkimet dhe zbulimet me gjenomin kanë një ngjashmëri tronditëse me synimin, eksperimentet dhe suksesin e ndarjes së atomit. Besoj ju krijohet ideja. Besoj po ashtu se ju jeni progresiste e pakompromis…por mund ta kem gabim, duhej shtuar kjo.

    d

    July 5, 2007 at 1:39 pm

  3. Meqe jemi te mjeksia…dhe te rifreskimi:

    Heren e fundit qe kam qene une ne shkolle, quhej homeostazë, qe nga, e shquara i bie te jete homeostaza.
    Ndoshta ka ndryshuar ose ndoshta doje te thoje dicka tjeter.

    Tani mos thuaj qe tu hodhem ne fyt sa te kapem ne gabim. (kokerr misri, me buzeqeshje)

    Te pershendes!

    strangeman

    July 5, 2007 at 7:33 pm

  4. Të ftoj sinqerisht ta përdorësh ironinë më shpesh, edhe pse vetë do të preferoja ta sofistikoje edhe më. Por ngelet tek urimi.
    Faleminderit…për ironinë gjithmonë, është freskuese, për fjalën që korrigjove ke bërë thjesht detyrën.
    Vetëm se nuk ishim të mjeksia. (ajo kokrra që të pëlqen kudo që sheh pika)

    d

    July 5, 2007 at 9:38 pm


Leave a Reply