trim dhe i vendosur
Gjithë shoqëria shqiptare – jashtë dhe brenda – është në prag të një krize nervore, por ata durojnë gjithësesi, nuk janë shembur akoma. Gjithë këta trupa që i nënshtrohen një persekutimi të pabesueshëm fizik, mendor dhe ideologjik nga mediat. Forumet të krijojnë përshtypjen e një gjendjeje anormale parafilike, një lloj të hetueshëm bondazhi, ku popullsia pjesëmarrëse ka pranuar që më parë rolin e vet prej viktime, gjithë kundërshtimi i tyre i dobët dhe i përpëlitur, është të shtojnë kënaqësinë e vuajtjes, është pjesë e teatrimit. Larg prej asaj që tu qahet halli për brishtësinë e tyre mendore, apo fundja dhe atë fizike, duhet admiruar dhe celebruar këmbëngulja dhe qëndresa e tyre, si dhe ajo e trupit shoqëror në tërësi.
Te ndjej. (qe nuk eshte asfare nje deklarate dashurie, por nje menyre per te thene qe ke thene dicka qe ka kohe qe mendoj dhe them ne te njejtin tonalitet, me te njejtat fjale)
strangeman
August 8, 2007 at 7:24 pm
kam vite qe nuk i ndjek forumet shqiptare.per kete arsye!
eni
August 9, 2007 at 2:37 am
…i ke parasysh ata minjtë nëpër stacione hekurudhorë që vrapojnë nëpër shina, mes rrotash dhe trenash ndërsa këta të fundit vijnë e shkojnë vazhdimisht duke ngjeshur ajrin me atë gjëmimin e tyre apokaliptik? Do jetë njeriu i aftë pas akoma ca mijëra vjetësh t’u mbijetojë kushteve të tilla kaq vdekjeprurëse dhe absurde? Natyrisht që do jetë, meqë t’ia mbrrinte mundësisë për të qenë kaq vdekjeprurës, nuk i mori veçse ca pak mijëra vjet.
Sidomos kur këta njerëz janë shqiptarë.
d
August 9, 2007 at 7:55 am