O Klodi

në skenën e zbrazur, spektrale të dëshirës, karriget të kushtojnë sytë!

Archive for September 2007

La visita alla Biennale

with one comment

Written by d

September 30, 2007 at 3:56 am

Posted in Uncategorized

hë!

with 2 comments

Nuk jemi të kërcënuar vetëm prej humbjes së kujtesës, por edhe prej përcjelljes së sinapseve prej viruseve të filtrueshëm të kujtesës. Zhdukja e çuditëshme e emrave, fytyrave dhe vendeve duket si ndonjë fshirje e programuar, si përparimi i pavërejtshëm i një virusi i cili, pasi që ka infektuar kujtesën artificiale të kompiuterave, u është vërsulur edhe kujtesave natyrore. A nuk ka mundësi të jetë duke bërë vaki ndonjë konspiraci software-ësh?

Written by d

September 27, 2007 at 3:41 am

Posted in dyshime

duke mos pritur

without comments

Ndaj çdo udhëtimi të largët në kohë dhe mendor, shtresa e ozonit që mbron kujtesën fillon të hollohet, të griset dhe të bjerë, në mënyrën që shtresa e stratosferës rreckoset nën kasaphanën e bomblave të llakut dhe erërave e bojërave dhe nga flatulenca e gjedhëve. Vrima prej nga ku kujtimet firojnë në hapësirë bëhet përherë e më e madhe, duke paraparë migrimin e madh të zbrazëtirës drejt periferisë së vet – zbrazëtinë të cilën çdo atom i jetës sonë e përmban deri afër kufijve të përmatanë të vdekjes.

Written by d

September 27, 2007 at 3:26 am

Posted in krisma, vërejtje

kate

with 3 comments

…edhe në publik, grave u duhet të ruajnë një atmosferë intimiteti dhe vet-lloisjeje. Dhe mbase është modë kësohe, por shoh këto pothuaj gra dhe vajza që ecin korridoreve dhe rrugëve me krahët e kryqëzuar mbi gjoks apo nën, sikur sapo janë vaftisur apo kanë marrë ndonjë lajm të trishtuar që nuk i prek; apo edhe me krahët e kryqëzuar nga shpatulla në shpatull, sikur të ishin duke përqafuar veten apo mbajtur shpinën mos t’iu bjerë mbrapa. Çfarë do thoshit ju për një burrë që do vinte vërdallë me krahët të kryqëzuar në atë mënyrë apo tjetrën?

Written by d

September 25, 2007 at 4:40 pm

Posted in Uncategorized

pafund

with 12 comments

Ka vetëm një mënyrë për të marrë fund – për ti dhënë fund, ti japësh fund, të vesh në fund – çdo njëra; dhe kjo është të gëlltisësh ombrellën tënde dhe ashtu, në të njëjtën kohë të mundohesh ta hapësh: imazhi i vdekjes dhe i rigor mortis.

Por ka akoma dy mënyra për të qënë i lirë ose/dhe i çliruar prej fundit tënd. Ose duke mos i përdorur me fund, gjer në fund, përfundimisht, në fund të fundit, gjithë mundësitë dhe aftësitë e tua (njeriu që nuk e hap çadrën e vet as kur bie shi) apo të kalosh përtej fundit, përmatanë mundësive të tua në një fushë të papërcaktuar veprimi (psh. t’a hapësh çadrën tënde edhe kur nuk bie shi). Problemi qëndron në atë se, a do e marësh vesh nëse mund të kalosh në anën tjetër – pra përmatanë – pa shkuar gjer në fund fare? Me fjalë të tjera, të dish nëse; a mund të bëhesh i pavdekshëm pa kaluar nëpërmjet vdekjes.

Tani, se çfarë ndodh matanë fundit, ti nuk e di. Enigma e ombrellës ngelet e pazgjidhur.

Written by d

September 21, 2007 at 5:18 pm

Posted in dyshime, vërejtje

si je?

with 15 comments

Këmbëngulja është e madhe por ndryshimi është i mekur. Dhe nëse ndryshimi është i mekur, kjo ndodh sepse dehisenca është zero, nil, asgjë. Dhe nëse dehisenca është zero, nil, asgjë, është kështu sepse efekti është në maksimum dhe se faktet janë bërë të njohur dhe janë pranuar. Nëse faktet janë bërë të njohur dhe janë pranuar kjo ndodh sepse motra jote nuk është më e mirë nga sa duhej të ishte!

Written by d

September 20, 2007 at 12:45 pm

Posted in dyshime

cikël

with 2 comments

Nevoja, duke qenë baza për rendin, rregullin dhe moralitetin, imoraliteti gjithmonë gjallon e lulëzon në shpresën e një zotërimi matanë nevojës, duke ngatërruar idealen me realitetin, apo sistemin, me idealin e vet (kështu pra paradat e Majit – Ne jemi të gjithë kaq shumë të lumtur dhe entuziastë ne Shqipërine Socialiste) dhe duke u sjellë nëpërmjet tejkalimit, harxhimit, shpërdorimit dhe teprimit sikur në përgjithësi te kishte shumë, nga plot dhe për gjithë. Sidoqoftë ky lloj konfigurimi është tashmë pas nesh, sepse sot vërtetë që ka shumë dhe plot dhe për të gjithë. Mbibollëku të ndalon çfarëdo lloj imoraliteti subjektiv. Ai që mbizotëron sot është imoraliteti objektiv, imoraliteti i sistemeve të cilëve nuk u mungon asgjë dhe që kundër të cilëve nuk mund të bësh asgjë: imoraliteti i tyre është më radikal se ai yni. Në fund të një evolucioni fundja kaq shumë njerëzor, ne i bashkohemi sërish natyrës dhe animalitetit, të cilët nga ana e tyre janë objektivisht imoralë, meqë atyre nuk u mungon asgjë.

Written by d

September 19, 2007 at 10:18 am

Posted in krisma, vërejtje

zgjuar

with 4 comments

Është padurimi që më bën t’i kuptoj të tjerët varfërisht kur flasin në një gjuhë të huaj. Nxitimi për të kuptuar se çfarë thonë, që nënkupton po ashtu se as që i dëgjoj se ç’flasin. Por ama flas mjaft më lirshëm mu për hir të kësaj. Kështu që mund të shprehem më mirë meqë i’a arrij të mos komunikoj, shkruaj edhe më mirë ngaqë i’a dal të mos flas dhe mendoj akoma më mirë meqë mundem të mos shkruaj.

Written by d

September 18, 2007 at 4:17 am

Posted in krisma

tetor

with 5 comments

Çdo gjë përpara se të ndodhë, duhet të ketë mundësinë që të mos ndodhë në asnjë mënyrë, të mos bëj hiç vaki. Ky lloj pezullimi është esencial, si negativi i fotografisë. Është pikërisht negativi që i’a bën të mundur fotografisë të ketë një kuptim, edhe pse një kuptim fals dhe të sajuar; është negativi që e bën atë më së fundi të paktën të ndodhë, të bëj vaki – kurrë herën e parë, gjithmonë të dytën. Sepse gjërat kanë kuptim vetëm për herë të dytë, si në ardhjen e dytë të Krishtit, baptizmi në anabaptizëm, forma në anamorfozë. Prej kësaj dhe fantazia se do ketë një takim të dytë, një shans tjetër në një botë tjetër apo jetë të mëparëshme a të mëvonëshme.

Nuk ka kurrë ndonjë fund final të një marrdhënieje. Gjithë çfarë nuk është zgjidhur, gjithë çfarë nuk është thënë ende, duhet të vijë prapë në një ekzistencë të dytë. Është në këtë reprise, siç Kierkegard do thoshte, ku gjendet dhe fshihet kenaqësia më e thellë: ajo e mposhtjes së kohës nëpërmjet lojës së takimit të dytë. Gjithë ngjarjet esenciale luhen dy herë (vetëm vdekja ndodh vetëm njëherë dhe nuk është e riluajtëshme). Por kjo herë e dytë është po ashtu edhe e fundit, dhe çdo ngjarje “reprise”, e riluajtur simbolikisht na e afron edhe më vdekjen. Njëherë që gjithë ngjarjet janë përmbledhur në kujtesë dhe janë anulluar mu prej atij evokimi, fati i dikujt është vulosur dhe fundi është afër:

Written by d

September 17, 2007 at 11:03 am

Posted in dyshime, vërejtje