O Klodi

në skenën e zbrazur, spektrale të dëshirës, karriget të kushtojnë sytë!

si je?

with 15 comments

Këmbëngulja është e madhe por ndryshimi është i mekur. Dhe nëse ndryshimi është i mekur, kjo ndodh sepse dehisenca është zero, nil, asgjë. Dhe nëse dehisenca është zero, nil, asgjë, është kështu sepse efekti është në maksimum dhe se faktet janë bërë të njohur dhe janë pranuar. Nëse faktet janë bërë të njohur dhe janë pranuar kjo ndodh sepse motra jote nuk është më e mirë nga sa duhej të ishte!

Written by d

September 20, 2007 at 12:45 pm

Posted in dyshime

15 Responses

Subscribe to comments with RSS.

  1. mire faleminderit, ti si je? me qe jemi njerez letrash, do doja te diskutoja mbi dhelpren dhe rrushte si metafore direkte mbi friken ndaj kastrimit, mbi impotencen. por meqe koha nuk me lejon sepse me duhet te shkoj ne shkolle, me duhet qe keto mendime te kota mbi aktin violent te deshires se vertete, ti le per nje moment tjeter me te favorshem.

    gjithe te mirat

    lulian kodra

    September 20, 2007 at 2:25 pm

  2. Nuk po të pyesja ty të them të drejtën. Jo që ma merrte mendja se mirë je, por as nuk të kisha ndërmend, gjë që për të cilën të kërkoj ndjesë, por helbete si njerëz jemi; dhe si dhe ata harrojmë, apo dhe nuk duam t’ia dimë se nuk marrim vesh.
    Po meqë po pyet, nuk di, po të them se jam ca i trishtuar këto ditë, pak si pa qejf, me humor të rënë, një çikë i hutuar po ashtu, i hallakatur, i papërqëndruar, koha po, nuk më ndihmon fare, klima si i thonë nganjëherë, një grip me rrufë, një reumatizmë e lehtë, një dhimbje në shpatull të majtë që më duket po bëhet kronike, pagjumësi, ah po pagjumësia; nuk mund të mos përmend pagjumësinë, sikur nuk fle këto kohë, s’para kam gjumë natën, vetëm ditën… ah po, ditën dremis, por natën fare, mor po një minutë, dremis po, kotem, përhumbem, po gjumë nga ai i vërteti…nuk më kujtohet hera e fundit kur më ndodhi, do kem qenë në gjumë të rëndë… jam bërë or ti, nuk dua veten, hiç; dhe nga inati e kaloj ditën në gjumë, po ça gjumi o, humnerë detare, varrezë thoshte njëri, një francez ky, jo tullë, po bllok mermeri i panxjerrë prej dheut a shpatullës së malit, nga e nxjerrin atë të uruar…por vetëm se flë dy orë tani dy orë pastaj dhe ndërkohë vuaj prej atyre gjërave të tjera që thashë më lart…po faleminderit që pyet i pari, zotrote si je, meqë erdhe?
    për dhelprën nuk di gjë, sidomos për “metaforat direkte” unë njoh vetëm ato indirektet, po kot të pyes; dhelpra kujton se kokrrat e rrushit janë koqet e veta dhe po ti hajë do ndodhë ndonjë gjëmë nga ato ato pa atë gjënë, apo rrushi është simbol i virilitetit dhe dhelpra simbol i dhelprës së uritur seksualisht që nuk do të ngatërrohet me rrushin edhe pse do ta hajë, hajë në kuptimin e pat, e pësoi, si dhe u ngop…apo e ngatërron veten me rrushin që është dëshira e dhelprës objektive…apo nuk e ha rrushin dhelpra…nuk e di…thjesht pyes.
    Mirë shkolla?
    nuk e kuptoj atë pjesën tjetër…akti violent i dëshirës së vërtetë – akti është violent sa herë dëshira është e vërtetë, dëshira është fshehur dhe akti violent është fytyra e saj e vërtetë, e vërteta ka natyrë violente, dëshira e kujt njëherë…nejse, po mendimet e kota mbi cfaredo subjekti mund ti hedhësh edhe në ndonjë blog tëndin, them unë tashi, ti bë si të duash…

    d

    September 20, 2007 at 3:26 pm

  3. Të shkuara o D :D
    Ps: dhe gjumë të ëmbël.

    eT

    September 20, 2007 at 3:31 pm

  4. Më vdiqe fare. Më hodhe në tokë. Shpirti desh më doli duke qeshur.

    strangeman

    September 20, 2007 at 4:15 pm

  5. hahaha… edhe une jam pak si pa qejf dhe nervoz. Keto dite jam stabilizuar pak.

    alb

    September 20, 2007 at 5:21 pm

  6. Dhe pse s’jam motra jote, o d, dhe pse fajet mosavancimit tim i mbetën për mosavancimin e çështjes, më vjen të dyndem nga an’ e anës e të të bëj një çaj e të të mbuloj me velenxë a lëkurë, po jo dhelpre, ngaqë me biografi të keqe. Meqë ra llafi, thonë se dhelpra që u bë sebepi i përgojimit të sojit të vet si delenxhinj, ishte femër. Dhe si e tillë, as u lodh të mendonte mbi përmbajtjen metaforike direkte apo indirekte të rrushve, thjeshtë distanca fizike dhe sidomos imobiliteti i tyre, jo vetëm i bënë të duken jeshilë (deti në horizont duket jeshil dhe i palëvizshëm), po dhe i hoqën dëshirën për të pritur sa të skuqeshin a të nxiheshin, e le pastaj të binin vetë poshtë…Po ku di unë, thashetheme janë…
    Unë jam mirë, pak përgjumësh, më ka ngarë dhe shiatiku këto ditë.
    Shpresoj të jesh mirë. A.

    motra jote (jo e d-së)

    September 20, 2007 at 8:14 pm

  7. C’dmth dehidence?

    K.

    September 23, 2007 at 12:49 am

  8. dehisencë – hapja e një kapsule apo një tjetër strukture për të çliruar apo lëshuar fara ose polen (Botanikë); hapja e një organi për të çliruar përmbajtjen e vet (Biologji); hapja e një plage që ka qenë e mbyllur me operacion (Kirurgji).

    d

    September 23, 2007 at 2:53 am

  9. faleminderit!

    K.

    September 23, 2007 at 3:16 pm

  10. mire!

    d

    September 23, 2007 at 4:34 pm

  11. … keqkuptimi i madh i dhelpres …

    Dhelpra donte t’i hante rrushte. Arsyeja perse nuk i hengri ishte sa e thjeshte, aq edhe banale. Atypari kaloi nje lepur!

    do me akuzoni per dadaist. e di. por velnxa s’kam, ja dhashe atij me shiatik. Aspirinen e vetme ja dhashe L. Kodres.

    Marcel Duchamp

    September 24, 2007 at 2:38 am

  12. ore pse quhet , O Klodi ky blogu tani??

    K.

    March 31, 2008 at 6:59 pm

  13. Po ti pse ve dy pikepyetje? Si ta marr une ate gje, qe ti nuk je vetem kurioz(e), qe ndihesh i/e implikuar e me ate shkak i/e shqetesuar disi, paksa, ose vetem i/e habitur? Duhet ti mendoj gjithe keto une? Po nuk e di o pse. Nuk di si me erdhi, nuk e dija qe ketu vijne njerez akoma, e aq me pak ndonje Klodian apo Klodiana, apo Klodi pergjithshem – gjithmone nese eshte kurioziteti i kulluar arsyeja e vetme e pyetjes se dyfishte, se ne rast se ndonjeri ndihet i thirrur, lutemi te na e beni hallall se krejt pandergjegjshem e kemi vene ate titull, emer, thirror edhe meqe kjo papergjegjesi e ndergjegjes qe mungoi ate cast nuk iu duk asaj ndergjegjes tjeter qe nuk ka sesi te mungoje meqe nuk je ne gjume dhe shkruan, se ishte me dem te cfaredoshem, e lejoi te ishte…po po e heqim o ti, bile menjehere, mbase nuk ka ndonje qe quhet Popull nder ne…

    d

    March 31, 2008 at 7:34 pm

  14. hahahaha

    sa lezetshem u dukte perpara!
    Se po ish tamam si ndonje hakerrim i lezetshem, ku ne hyrje te faqes te del emri ne thirrore, dhe hap syte dhe thua :
    Ore , po si te kam?

    K.

    March 31, 2008 at 8:46 pm

  15. Ti po me ngaterron disi, une kam pyetur i pari, qe qekur bile, ka dhe date…apo nuk po me pyet mua, po pyet veten meqe pasiqe ballafaqohesh me emrin e vetes (kushdo, jo ti vetem dhe posacerisht) te merr papritur malli, apo papritur ve re se ke patur mall per veten gjithmone apo vetja jote behet nje tjeter kur nje tjeter ve emrin e vetes tende ne thirrore te shkruar (dhe te ndjere) por jo te shprehur dhe ti me ne fund njihesh me veten nepermjet tjetrit sikur te ishe ti vete, ate vete qe te ka qene gjithmone prane pa e kuptuar dhe te vjen si nje vete e re, apo e dyte dhe e ndryshuar dhe njihesh nga e para dhe nje aventure e re njohjeje nis ne j…, nese je gjithmone ndonje Klodi se popull jemi te tere…nuk e di, nuk e zgjidh dot, po per te qene brenda dhe une po them njehere kot qe mire jam…no problem

    d

    March 31, 2008 at 8:58 pm


Leave a Reply