O Klodi

në skenën e zbrazur, spektrale të dëshirës, karriget të kushtojnë sytë!

Archive for March 2008

Caplineske

with 8 comments

Ne bejme rregullimet tona te mekura
Kenaqemi me keto ngushellime te perkora
Qe era mbledh
Ne xhepa te rreshqitshem dhe kaq te gjere

Sepse ne akoma mund ta duam boten, kush gjen
Nje kotele te uritur ne nje shkalle, dhe di
Rreza per te kunder zemerimit te rruges
Ose brryla te ngrohte e te ngrene strehesh

Do anashkalojme, dhe ndaj ngerdheshjes se fundit
Perkedhelim fundin e atij gishtit te pashmangshem
Qe ngeshem vret mollzen e vet te mbledhur drejt nesh
Duke perballur pulitjen e mefshte me nje te tille pafajsi
Dhe me cfare befasimi

E prape keto shembje te hirshme nuk jane genjeshtra
Me shume sesa piruetat a cfaredo kallami te perkulshem
Vakite tona nuk jane, ne nje menyre, ndermarrje
Ne mund t’u shmangemi, dhe gjithe cfare tjeter, por zemra:
Cfare faji kemi nese zemra* vazhdon te jetoje.

Loja te detyron me ngerdheshje; por ne e kemi pare
Henen ne rrugica te vetmuara te beje
Nje kupe buzeqeshjesh prej nje kanace hiri te zbrazur
Dhe permjet gjithe zerave te gezimit dhe qellimit
Kemi degjuar nje kotele ne vende te eger

Hart Crane (1926)

* Sipas Crane, kjo ishte nje shaka e qellimshme me emrin e vet.

Written by d

March 31, 2008 at 10:15 am

Posted in Poezi, përgthime

Mendime rreth Personit nga Parrllaku

with 3 comments

Koli(rixh) e priti Personin nga Parrllaku*
E qe prej asaj dite e quajti mallkim
Po mandej pse valle e futi brenda
Mundej fare mire te fshihej ne shtepi

Nuk e beri hic mire Koli, ne fakt e pati shume gabim
(por ne te gjithe bejme shpesh gabime)
E verteta eshte, mendoj une,
Se me Kublakanin ai kishte ngecur qekur

Ai po vajtonte dhe kuiste: Kam marre fund, fund
Nuk do shkruaj me kurre as dhe nje fjale
Kur do ti, atbote vjen Personi prej Parrllaku
Dhe damkoset ai me ate faj

Nuk ishte e drejte, ishte bile pune e lige
Por kesisoj ne shpesh bejme te gjithe

A ka mundesi ta dime emrin e atij njerit nga Parrllaku?
Pse, Nori, nuk e dije ti?
Ai jetonte rreze kodres se Parrllakut
Dhe kishte ca udhe per te bere gjer aty

Nuk eshte se kishte peshe ne kuptim shoqeror
Edhe pse gjyshja e vet pat qene magjistrice
Nje nga Bajram Curri** ma ha mendja
Por me Parrllakun s’kish te bente hic

Dhe ai jetonte rreze kodres sic thashe
Dhe kishte nje mace qe quhej Flutur
Dhe kishte nje mace qe quhej Flutur

Lengoj per Personin nga Parrllaku
Te mu japi mendimeve fund
Mezi po duroj te me vije
E mendoj ate si nje mik

Shpesh veshtroj perjashta dritares
Shpesh tek dera vrapoj
Mendoj se mund te vije sot ne mbremje
Po them se eshte ca si vone

Kam uri te nderprihem
Gjithmone e pergjithmone, Amin
O person nga Parrllaku hidhi kembet
Dhe mendimet ne fund mi sill

I pergezoj njerezit qe kane persona nga Parrllaku
Qe te thyejne cdo gje dhe e hedhin tej
Sepse atehere nuk do kete asgje ti mbaj verdalle
Dhe ata nevoje te rrine nuk do kene

Ai vjen si nje mbaresi, i bekuar
Pse valle kaq shume hungerojne
Duhet te gezohen qe ai si ka harruar
Perndryshe mund tu duhej te vazhdojne

Stevie Smith (1962)

* Fshat ne Kukes, apo nje lagje ne nje fshat po te Kukesit. (Sugjerim i Laureshes)
** Lokalitet i panjohur.

***Ne perhyrjen qe Samuel Taylor Coleridge i ben poemes se vet Kubhla Khan shkruan me bindjen se do na binde se atij i ishte formuar vizioni per poemen nen efektin bujemadh te opiumit dhe kur u cua si fati i Shqiperise (ne vizionet e nje tjeter romantiku te paepur qe nuk helmohej vecse me mall te vertete) nga kllapia e embel, perplot fuqine e mbetur i’u pervesh punes per ta hedhur ne karte vizionin e vet me titull te posacem dhe cuditshem “Kur ne kete moment” -na hapet neve Coleridge-i “Fatkeqesisht me thirren te dal perjashta duke me nderprere brutalisht punen sepse kishte ardhur te me takonte per nje pune nje Person nga Porlock-u qe me mbajti per ndonje ore”. Une kam ato dyshimet e mia se cfare sherbimesh mund te sajonte ky personi, por nuk mendoj se Smith eshte ne nje mendje me mua. “Kur kthehem une te mbaroj poezine” vazhdon te na hapet Coli “zbulova jo pa u habitur pak dhe sidomos duke u skandalizuar me shume se vizioni ishte zhdukur” dhe te na e beje ta ndjejme dhe ne humbjen me te njejtin intesitet dhe dhimbje duke iu bashkuar keshtu pikellimit te tij ai na nderon dhe tregohet bujar duke shtuar “si imazhet ne siperfaqen e perroit”. Kaq. Oh jo, prit “sikur kur hedh nje gur”.

Written by d

March 29, 2008 at 4:22 pm

Posted in Uncategorized