Caplineske
Ne bejme rregullimet tona te mekura
Kenaqemi me keto ngushellime te perkora
Qe era mbledh
Ne xhepa te rreshqitshem dhe kaq te gjere
Sepse ne akoma mund ta duam boten, kush gjen
Nje kotele te uritur ne nje shkalle, dhe di
Rreza per te kunder zemerimit te rruges
Ose brryla te ngrohte e te ngrene strehesh
Do anashkalojme, dhe ndaj ngerdheshjes se fundit
Perkedhelim fundin e atij gishtit te pashmangshem
Qe ngeshem vret mollzen e vet te mbledhur drejt nesh
Duke perballur pulitjen e mefshte me nje te tille pafajsi
Dhe me cfare befasimi
E prape keto shembje te hirshme nuk jane genjeshtra
Me shume sesa piruetat a cfaredo kallami te perkulshem
Vakite tona nuk jane, ne nje menyre, ndermarrje
Ne mund t’u shmangemi, dhe gjithe cfare tjeter, por zemra:
Cfare faji kemi nese zemra* vazhdon te jetoje.
Loja te detyron me ngerdheshje; por ne e kemi pare
Henen ne rrugica te vetmuara te beje
Nje kupe buzeqeshjesh prej nje kanace hiri te zbrazur
Dhe permjet gjithe zerave te gezimit dhe qellimit
Kemi degjuar nje kotele ne vende te eger
Hart Crane (1926)
* Sipas Crane, kjo ishte nje shaka e qellimshme me emrin e vet.
do I dare?… I’m sending it anyway. Më zbavitën shumë ca lojra fjalësh, që për fat të keq s’i shqipërova dot… Dhe falemnderit.
Çaplinesk
Ne bëjmë rregullimet tona të përulura,
Të kënaqur me ngushëllime kaq rastësore
Që era sjell
Në xhepa të rrëshkitshëm e të stërgjërë.
Sepse ne akoma mund ta duam botën, kush gjen
Një kotele të uritur në shkallë, dhe di
Strofka për të prej tërbimit të rrugës
A streha të ngrohta bërrylash të ngrënë.
Do të anashkalojmë, dhe der në ngërdheshjen finale
Vonojmë dënimin e gishtit të pashmangshëm
Që ngadalë fërkon treguesin e vet të përthyer drejt nesh,
Duke përballur përvjedhjen e zvjerdhur të syve me çfarë pafajësie
E me çfarë befasimi!
Dhe këto shembje të hirshme nuk janë gënjeshtra
Më shumë se piruetat e secilit kallam të hajthëm;
Mortet tona, në një farë mënyre, nuk janë ndërmarrje.
Ne mund t’ju shmangemi juve e me radhë pos zemrës:
Ç’faj kemi ne nëse zemra vazhdon jetën.
Loja detyron ngërdheshje, por ne kemi parë
Hënën në rrugica të vetmuara të krijojë
Një vazo të qeshurash prej një kanoçeje të zbrazët gri
Dhe përmes gjithë tingujve të gëzimit e kërkesës
Kemi dëgjuar një kotele në natyrë të egër.
gripish
March 31, 2008 at 1:53 pm
Nuk e di perse me falenderon, po – asgje – kur i thone, thuhet, si themi.
Ne ca raste paskemi patur te njejten mendje, aty ku ne fakt qendron tani ndryshimi. Nuk me pelqen fjala “kanoce”, ka te beje me vajin e pergjithshem dhe Lacin.
d
March 31, 2008 at 2:54 pm
atëhere, bëje kanaçe. as mua s’më pëlqen kushedi. qe ndryshim për të bërë ndryshim, shumicën e herës i kotë.
të falenderova sepse nëse ti s’do e kishe vënë këtu, s’do e kisha lexuar, dhe as përkthyer, dhe as krahasuar, dhe as shijuar ndryshimin dhe mëndje e njejtë (sot).
gripish
March 31, 2008 at 3:04 pm
Jo, jo, pse i kote, mua me pelqen varianti yt, meqe i bije te ishte edhe ai imi pak a shume ne fillim. Me vjen mire qe te pelqen poezia, bile me vjen shume mire. Ajo anglisht kuptohet.
d
March 31, 2008 at 3:08 pm
të kuptova. kur thashë i kotë, fola për ndryshimin për ndryshim, pra si qëllim në vetvete. poezia më pëlqeu shumë, dhe varianti yt më pëlqen, jo ngase i bie të jetë imi një ditë, por krejt e kundërta.
gripish
March 31, 2008 at 3:16 pm
Zoti te shtofte humorin, por besome qe dhe une te kam kuptuar, qe prej fillimit.
d
March 31, 2008 at 3:19 pm
gjithashtu. dhe s’kisha asnjë dyshim që do më kuptoje që prej fillimit. do pyesja prej cilit fillim, por druhem se do kalonim në diskutime mbi gjenezën dhe mbase do kemi mëndje të njejtë, por teori të ndryshme. por nuk e mohoj se pyetja më tundon…hmmm…jo?… jo.
gripish
March 31, 2008 at 3:30 pm
Qe prej kur lirove doren dhe e perdore.
d
March 31, 2008 at 3:34 pm