O Klodi

në skenën e zbrazur, spektrale të dëshirës, karriget të kushtojnë sytë!

e…o, si është puna?!

with 34 comments

Photobucket

Written by d

April 1, 2008 at 6:27 pm

Posted in Uncategorized

34 Responses

Subscribe to comments with RSS.

  1. prove qe na ke munguar: sa qe aktivizimi me i vogel nga ana jote ka shkatuar qe te gjithe ne te hapim blogun disa here, te pickojme veten, e te bejme c’do lloj rituali qe na ka msuar gjyshja kundra syrit te keq? s’paskam as shkrepse se per thengjij nuk behet fjale.

    kolektiviza

    April 1, 2008 at 7:40 pm

  2. I didn’t know there was anyone waiting…thanks…!

    — eh mendova, modestia eshte gje e madhe

    Parrulla Armiqesore

    April 1, 2008 at 7:43 pm

  3. Te gjithe ju te treve?
    E di qe nuk prisni falenderime por nuk eshte kjo arsyeja qe nuk po i merrni.
    Ndersa me modestine time krenohem dhe nuk mund ta fsheh njeren prej tjetres sidomos kur vene re njeren dhe jo tjetren.
    Pyetja ime gjithesesi qendron dhe nuk ka per te me rene modestia rehat derisa te marr vesh se sa shume jeni ju te tre dhe sidomos nese ndonjeri nga pjesa pertej treshit eshte vertete i tille, ndonjeri.

    d

    April 1, 2008 at 11:59 pm

  4. keshtu eshte kur mungon gjate..mireseerdhe..

    eni

    April 2, 2008 at 1:49 am

  5. hmmmm…. si të jetë puna vallë? mos kjo është mënyra e wordpressit për të festuar një prillin? apo qe dhurata jote për një prill? po bëj shaka, o… blogu yt është institucion. sidoqoftë, ne të dyve (flas për vete dhe një tjetër që rri me mua) na kishe munguar pa masë. ta kemi hapur blogun (ai tjetri më shumë, se unë s’kam pasë kohë dhe nerva) gati përditë. dhe ne jemi dy por shumë, shumë.
    shëndet.

    gripish

    April 2, 2008 at 3:00 am

  6. cfare pritjesh zhgenjeu kjo statistike?

    Marcel Duchamp

    April 2, 2008 at 7:11 am

  7. Mund te jete menyra e wordpressit por une nuk e dija qe qe nje prill dhe se ndryshe pervecse date.
    Nese dhuratat jane genjeshtra apo keto te dytat si te parat eshte nje mundesi qe duhet shqyrtuar pse mund te kesh te drejte pothuaj rastesisht, por po eshte pergjigja ndaj pyetjes se trete.
    Keto nuk jane shaka, apo; nuk jane shaka keto.
    Ja tek u beme gjashte te gjithe ne, njeri me i dashur se tjetri per zemren time miturake.
    …dhe shendet, fat dhe buke me gjelle o ju.
    Marcel.
    Mua me vjen mire qe ka akoma njerez me paragjykime dhe pandehma ndaj tjetrit, me duken shoke (me fal nese po e teproj me shoqeri) dhe me shpetojne nga vetmia fiktive, marr vesh qe nuk kam ngelur vetem une qe kam guxime te tillë jo civilë.
    Mbase dhe ka pritur ndonjesend, por nuk i bie ndermend e ashtu nuk eshte zhgenjyer, por jo se nuk ka kohe, mund te sajohet sakaq te zhgenjehet.
    Por me pare me duhet te them se; nga frika, ishte frika Mr. Duchamp, frika me te cilen doja te perballesha ashtu sic na kane mesuar se duhet të bëjmë kur të rritemi.. Kush jane keta njerez dhe cfare duan, presin apo shpresojne, nese jane kaq shume si jane te gjithe kaq te heshtur, te vrenjtur, vezhgues, gojekycur dhe sekretive? Cfare pasionesh te errta dhe te gjalla i torturojne apo i kendellin dhe a kane ndonje plan praktik dhe mundesi efektive ti zbatojne?…dhe cudia, po dhe cudia Monseigneur Marcel, se une e kam pregatitur veten te urrehem se pertoj shume te komunikoj, bile me ben shume keq komunikimi, me zhben vende vende dhe ato qe ngelen mezi mbahen dhe me vjen keq per veten zoteri, nese njeriu mund ta thote ende kete, edhe me dhimbsem dhe filloj urrehem dhe vete sapo ve re se jam dhe i ndjeshem nder te tjera. E meqe urrjejtja e tjetrit ndaj nje njerit eshte e lehte per tu duruar meqe brenda atij tjetrit kurse komunikimi i palehte meqe organizohet prej njerit une perpiqem te flas pa marre gje ne sy. Keshtu pra cudia sesi njerezit dynden dhe frika nga kallablleku dhe pyeta mor i nderuar, ka ndonjeri ndonje gje, ka ndonje problem, ndonje hall a ceshtje…ndonje pune a muhabet a mendje…Jo nuk jam zhgenjyer jo, genjyer ndoshta, bile kjo do jete…se pervec paragjykimeve dhe pandehmave qe me argetojne une kam dhe vuaj nga paranoja giceluese.
    Po ti mireserdhe edhe pse jemi te varfer.
    Faleminderit, Eni.

    d

    April 2, 2008 at 9:20 am

  8. statistike:

    624 view = 624 veta? Apo do te thote 100 veta qe ne menyre te perseritshme klikojne ne te njejtin mesazh (jo)komunikues, ne komentin e parafolesve, ne komentin e vet, ne pergjigjen ndaj komentit te vet. Nese keta 100 veta klikojne 6 here secili, ja doli 600. Shto ata qe komentojne (+ kliket e te zotit te shtepise) qe klikojne me shpesh, se kurioze per pergjigjen, dhe behet shpejt 624. Ne se do te zgjidhnit nje tjeter deftues te realitetit misterioz te vizitoreve te erret, e tjetersuar, do i kishit bere nje sherbim me te mire realitetit e ushqyer me mire paranojat.

    URL – jane ato qe keni perzgjedhur ju (gje qe e ben pyetjen tuaj retorike)

    Search – sjell tek ju vetem ato fjale qe ju i keni permendur neper bllog (si tek URL)

    e…o, si eshte puna?

    1. Une lexoj blogun tuaj – une jam.
    2. Une kuptoj mesazhin tuaj – une jam.
    3. Une komentoj mesazhet tuaja – une jam.
    4. Une marr nje pergjigje prej jush – une jam … e … o, si eshte puna? (prej ketej gjerat shkojne quasi simetrikisht, vetem se kthyer mbrapsht, si nje pulover, e me nje pikepyetje).

    Frika … vanitet … koketeri … justifikim … nevoje … mbijetese (ku?). Loja.

    Miresejugjeta Ju dhe Ju.

    Marcel Duchamp

    April 2, 2008 at 9:56 am

  9. jo or ti, 50 vete jane shume, them une, ti ben llogari ndryshe
    leri rehat url-te, te lutem, te lutem jo me url-te, me vjen keq tashi, nuk eshte muhabet qe behet…edhe sepse une thjesht zgjodha nje kuadrat aq sa i deshi numri software-it te kapte
    edhe searchi nese nuk te vjen keq qelloi te ishte brenda asaj kapricoje qe nuk qe e tera imja…
    dhe ndoshta do te trishtoje por nuk isha i sinqerte.
    P.S
    WordPressi, pyete vete po deshe po nuk besove (meqe ta dhashe kete te drejte), nuk i numeron vizitat e autorit, pronarit, perdoruesit, efendikoit te blogut. Keshtu qe te lutem edhe njehere mos me ngaterro mua me kete pune, nuk jam i tille une. Perkundrazi.

    Te lutem a mund citosh pjeset ku verejtet “koketerine” dhe a patet ndermend te shkruanit “loja” ne shumes por iu moren mendjen dhe hutuan elipsat e njepasanjesh? keto heshtje ne koke nuk jane te shendetshme e as te frytshme e domeos rezultatet mund te jene problematike po dhe fare te pakuptueshme moj ti, meqe ato (heshtjet rhetorike te mendimit tend) ndajne enumeracione kategorish me lidhje te pagjendshme nder vedi, prej meje.

    d

    April 2, 2008 at 10:20 am

  10. Mire.

    Marcel Duchamp

    April 2, 2008 at 10:26 am

  11. si mire, do ti citosh me vone dhe po mendohesh?

    d

    April 2, 2008 at 10:31 am

  12. Loja me duket mua eshte kungulleshka, prej nga Duchamp u dorezua se ju morr goja. Kungulli apo kungulleshka ne kete rast mund te perfaqesoje ate qe gjeja eshte, dhe ndarja qe ofron interneti nuk eshte objektive, reale, por fiktive, virtuale. Ti thua pse 624? Po sa? Ne fund te fundit kungulleshka nuk eshte vecse eksplorimi i ngeshem ne nje nate dimri kur ikin dritat, i mbuluar me batanije ne gjirin e familjes (shoqeria eshte familje?) te asaj shprehjes se cuditshme, Statistics, damned statistics, and lies.

    Pse Statistics, damned statistics and lies?
    Po cfare?
    Lies, damned lies and statistics.

    p.s. eshte e shendetshme “paranoja giceluese” ne nje atmosfere statistikash.

    lulian kodra

    April 2, 2008 at 12:06 pm

  13. ti nuk u trembe, se po të ishe trembur, do zhdukeshe, në kuptimin që s’do kërkoje hesap dhe as do shkruaje më. ti u miklove njëfarësoji që të vizituan kaq njerëz pasi kishe munguar. ti u habite dhe në një farë mënyre kërkon dhe muhabet. pyetesh pse këta njerëz s’më japin xhevap? pse s’thonë asgjë? çfarë mendojnë për atë që shkrova? të intereson të kesh reaksionin e tyre. mbase ata s’kanë asnjë problem, thjeshtë vijnë të lexojnë dhe ikin dhe vijnë prapë, dhe prapë ikin. mbase s’janë të tërë të ngeshëm si unë apo kolektivi më lart. mbase s’kanë asgjë për të shtuar ose mbase s’kanë kuptuar dhe pikërisht kjo i bën të kthehen prapë, se ne shpesh fiksohemi pas asaj që s’arrijmë të kuptojmë. ose mbase i ke dekurajuar ndonjëherë. ose mbase postimet e tua nuk arrijnë të ngjallin dellin prej komentatori apo diskutimsi të lexuesit. ose mbase ata njerëz janë të ngeshëm e klikojnë në çfarë tu dali përpara. tani, në s’do muhabet, por do statistika se sa njerëz vijnë vërtetë dhe sa faqe vizitojnë, shërbime që wordpress nuk i ofron, mund të instalosh ndonjë http://www.statcounter.com ose http://www.google.com/analytics/indexu.html dhe kështu do shuash një pjesë të kureshtjes, që qe e jotja.

    p.s. poezia mbi Personin nga Parllaku s’kishte kurrëfarë nevoje për koment, psh…

    mirë duket kshu...

    April 2, 2008 at 1:30 pm

  14. sa klikime jane bere deri tani?

    PS: http://www.sitemeter.com

    Marcel Duchamp

    April 2, 2008 at 2:46 pm

  15. Lulian, megjithqe u perpoqa shume (dhe ndoshta vazhdoj ne mbremje) te mos bie dakort me ty, deshtova. Nuk kam sesi te mos jem dakort per momentin dhe ne vazhdim, (pavaresisht nga shtesa ne kllapa ne fjaline parardhese). Kjo edhe njehere tregon per mungesen time autentike te shpreses dhe konfirmon serish modestine time ne mos po e themelon kete te fundit dora-dores. Dhe meqe e solla vete fjalen tek shpresa nuk po perfitoj nga rasti te flas per te megjithe deshiren e mire por mungesen e perkohshme te frymezimit per te cilen gje ngre gishtin dhe akuzoj pameshire dhe drejtesisht pyetjen retorike qe fshihet pas personit qe mire duket kshu (tre pika).

    Mire, o mire duket kshu(tre pika) por nuk duket mire te me perfirazosh sepse nuk ke thene ndonje gje pos asaj qe kam thene vete (ne pjesen e pare te paragrafit tend qe e ndajme me mendje) dhe per te cilen u rrefeva se nuk isha i sinqerte, z. Duchamp eshte deshmitar per kete, te pakten. Une nuk e kuptoj dot sesi njeriu mund te rroje me gjithe ato pyetje qe ti i shtron aq pa teklif, por doemos, do e kesh te lehte ti se nuk te interesojne pergjigjet vetem jehonat.
    Ketu ka patur shkrime dhe me pare por nuk ka patur kurre 600 klikime ne dite sa do vete ky numer qofte, gjysma po, ka bere vaki, po dyfishi vetem dje. Edhe me fal qe u habita por ngaqe nuk kam sjelle ndonje gje ne blog qe te krenohem (edhe pse lengoj te ndodhe, bie llafi, nuk e di, nuk jam sqaruar ende) dhe pyetja qe e sinqerte dhe ca qe ndoshta me njohin per te tille e moren. Vertete o, cfare pane njerezit (sado qe te jene, nuk mund te mos theksohet kjo per hir te Monseigneur Marcelit por jo vetem) qe erdhen aq shpesh kushdo qofshin dhe ngado, cfare u beri kaq pershtypje apo kaq pak pershtypje sa nuk u besohej dhe vinin kontrollonin (bej kujdes se mos i pergjgjem kesaj vete), sepse sic thashe une nuk kam sjelle asgje ndryshe…dy perkthime te thata jane ne mos te pertypshme dhe nje detyre klase. Ndaj edhe pyeta o ilac, se u habita, jo se prisja pergjigje doemos por edhe jo se nuk isha kurioz, po pastaj ndoshta, por po sikur klikimet tuaja te jene tik-tak per armikun ndaj edhe farfullij une meshyerazi (nuk eshte shaka kjo) derisa nuk me kishe kuptuar ti…qe me kuptove dhe mu plasarit farfullima trishtueshem. Objektivi im eshte te zbuloj kush jane armiqte. Me ndihmon dot ti per kete. Ketu me rri, per kete me fol nese vertete me mire duket kshu.
    …dhe ju lutem mos beni reklama faqesh ketu, po c’jane keto tani, ju lutem tani, he, te flasim drejt, nuk eshte e hijshme, bile perkundrazi, nuk eshte e hijshme fare. Pse do thuash ti? Por nuk ke thene ende. Por teknikisht eshte e pamundur o dashamires/e te futesh hundet me rrufe dhe doren e fshehte ne trupin numerik te wordpressit, keshtu qe si dhe une me Lulianin, ti ke deshtuar me mua. Edhe jo or ti nuk dua stastika, me fal qe tu pergjigja kaq shkurt dhe thate(ne lidhje me pyetjen e fundit)…qofsh mire, por kujdes me reklamat, he te kam rixha.

    d

    April 2, 2008 at 4:06 pm

  16. Monseigneur Marcel, 308, ci thua ti kesaj?

    d

    April 2, 2008 at 4:09 pm

  17. Une per vete erdha 5 here dje
    dy here nga peshku (nga dy kompjutera te ndryshem). dy here nga google reader, dhe nje here se harrova pse e mbylla pa lexuar postin e fundit.

    Ah dhe cdo here klikova dy poste te ndryshme.

    Ps: Qe shenimet e tua na kane munguar, kjo s’do as mend as kalem.

    Elais

    April 2, 2008 at 4:18 pm

  18. unë mendoj se armiku është malli (jo ai që shitet e blihet me para)… do kenë lënguar ata të treqindtë e dikurshëm në mungesën tënde. dhe tani vijnë të shohin mos ti tregon se ku humbe… pra armiku tjetër është kurioziteti. dhe pastaj, e the vetë ti, s’u besohet që ke ardhur. hajt tani, na (unë i treqindenjishi) thuaj ku ishe e çfarë bëre dhe të mbledhim mëndt.

    .

    April 2, 2008 at 4:26 pm

  19. O Elais, gezohem shume qe del ketej. Vertete e them.
    Hej mos ma merr per keq, po ti erdhe te kujtoheshe pse e mbylle pa e lexuar?

    d

    April 2, 2008 at 4:34 pm

  20. gati gjysem.

    Marcel Duchamp

    April 2, 2008 at 4:48 pm

  21. edhe une ashtu them, po spjegime me te hollesishme desha, bindese, dhe frymezuese po pate mundesi, energjike. Mos e lesho veten, ti dukesh njeri me horizont.

    d

    April 2, 2008 at 5:04 pm

  22. Une do t’i bie pak nga Kina, por them se ne fund do e jap pergjigjen time. Pergjigje qe ben vaki te jete perseritje e dickaje te thene me larte, sidoqofte une po e them ne menyren time, ne blogun tend.

    Eshte e drejta jote te shpallesh dhe te ruash modestine tende, dhe kjo eshte edhe ashtu si duhet te jete, e virtytshme. “[T]e jemi modest ne pretendimet tona dhe madje t’a zbulojme veshtiresine vete perpara se te perballemi me objektin e kundershtimit. Ne kete menyre mund t’a shnderrojme ne nje lloj merite vete injorancen tone”. David Hume.

    Sic thashe me larte, ne lidhje me “paranojen giceluese”, ajo eshte e shendetshme ne nje atmosfere statistikash, dhe ky shendet shnderrohet ne atmosferen dominante te blogut. Nuk eshte hera e pare qe ne blogun tend krijohet nje atmosfere e shendetshme skepticizmi, apo “paranoje giceluese”. Dhe c’eshte e verteta, (sa do qe nuk mund te gjendet e verteta ne keto ceshtje shijesh, madje me gjithe ndihmen e Hume) kjo lloj atmosfere, skepticizmi pra, eshte shume terheqese, shume e shijshme. Jo me kot, Hume, qe mbahet edhe si nje nga skeptiket me te medhenj, mbahet edhe per nje nga stilistet me terheqes, me te kendshem te gjuhes. (Nuk te krahasova me Hume, mos ki merak, se fundja vetem 624 vizita virtuale ne nje dite te jashtezakonshme pate).

    Shtoji kesaj terheqjeje, edhe terheqen qe krijohet kur hapen portat e vakumit, dhe si nje plus nje qe bejne dy, une do numeroja bekimet gje qe brenda paranojes tende cigeluese, ndoshta e ke bere.

    p.s. Qe te ruash modestine, dhe njekohesisht atmosferen e shendetshme te skepticizmit, besoj se duhet t’a kesh me te lehte te me kundershtosh tani, sidomos qe nuk po luaj me, por po arbitroj ku nuk me takon.

    lulian kodra

    April 2, 2008 at 5:23 pm

  23. hej, ndoshta te vjen keq po prape nuk kam ca them, dhe jo o njeri lirshem, je i mirepritur…vetem se sepse e lexova fjalen “shendet” si “incident” gjithe kohen, por nuk ma ha mendja te jete kjo arsyeja…ndersa fjala “vakum” e krigjenoi (si i thone) modestine time pergjithmone, por nuk e di mire nese eshte gje e mire (kjo qe ndodhi)…po e shqyrtoj.

    d

    April 2, 2008 at 5:33 pm

  24. O Shqiptare te gjitha vendeve dhe sistemeve, nese ende keni ndjenja cfaredo per mua, por sidomos nese keni ndonje dijeni se ku mund te gjendet a nese dispononi “albanian keyboard layout” per kompiutera Apple jeni perulshem por energjikisht te lutur te me njoftoni, se mezi po e kuptoj dhe vete se cfare kam shkruar, kam nevoje urgjente per “ë” dhe “ç”. Me falni dhe falemiderit.

    d

    April 2, 2008 at 5:44 pm

  25. Shkruaj nga PowerBook G4, dhe ë-në e përdori pak artizanalisht. Bëj mollë+V për të vëndosur ë-të. Aspak e lehtë, por e dobishme. Sa për ç-në, e kam në tastiere.

    anamorphoseur

    April 2, 2008 at 7:35 pm

  26. mire o mire .. po me muziken c’pate?

    Parrulla Armiqesore

    April 2, 2008 at 8:26 pm

  27. Hej rrofsh, asfare e lehtë, por kur nuk ke sorrën do hash frëngun thotë Marcel Duchamp.

    Parrulla, nuk e di, e pat papritur e papandyer, mendova ta shkruaja, por meqë ti do të dëgjosh dhe nëse lutja është zyrtare dhe e sinqertë njëkohësisht unë mund ta sjell prapë dhe të pasuruar (sasisht them se cilësisht nuk di si do të të zhgënjej ende).

    d

    April 2, 2008 at 8:48 pm

  28. une thashe: “D’ailleurs, c’est toujours les autres qui meurent”

    Marcel Duchamp

    April 3, 2008 at 2:22 am

  29. Eshte ngase je kthyer me siguri… per vete e morra vesh nga Xhaxhai, sepse ai te kishte hjek prej listes, e kur pash qe te kishte rikthy thash, c’ka bo vaki mer… o kthy lala? Hehehe.

    Une i kisha hjek shpresat…

    I thash edhe Xha Bagos, ashu xha Bakos… ashu xhabanago… c’e ka mo se e harrova. Gjithesesi, mirese u ktheve.

    alb

    April 3, 2008 at 3:04 am

  30. “Mos e lesho veten, ti dukesh njeri me horizont.”

    Mos e lesho veten do te thote (ne kontekstin qe e keni perdorur) leshoje veten … ne gracke (tenden). Dhe, ketu une them ate qe thashe qepare. Sepse kam frike. Te njejten si edhe e juaja. Ndoshta. Ndoshta. Horizonti nuk mjafton. Nga brenda grackes, bile, nuk duket me fare. E megjithate, e leshova pak, veten. Sepse, gracka eshte, se pari, e imja.

    Marcel Duchamp

    April 3, 2008 at 8:27 am

  31. Ujvara, ti mund të mendosh që je Marcel Duchamp, edhe i pafsh hajrin kësaj pune e bëfsh prokopi, bile mbase edhe na shërben si shembull sesi të arrimë edhe ne suksesin, ashtu rastësisht ndoshta ndodh, por unë personalisht do të jem mirënjohës, vetëm se ndërsa unë ashtu tu drejtova nuk besoja dhe nuk besoj ende se je vërtetë ai burri që ha dhe poshtë atyre fjalëve i cili është ai të cilit, unë i vura në gojë fjalë që ai vetëm do i ketë menduar.
    Dhe jo o, une vërtetë mendova se mund të na kthjelloje, ti e more mundimin dhe më parë, të kerkoj ndjesë që të krijova mundësinë të më zhgënjeje.
    O Alb nuk di në kam ardhur, vërtetë e them. Jam pa qëllime, faleminderit gjithësesi dhe të mira.

    d

    April 3, 2008 at 8:58 am

  32. d.

    Une mendoj, por nuk jam MD. Ti e di, une e di. Te kerkoj ndjese qe te krijova mundesine te me (mos)zhgenjeje. ujvara

    Marcel Duchamp

    April 3, 2008 at 9:12 am

  33. Unë nuk di në ti je Ujvara apo jo, thjeshtë e mendova duke ditur që më parë se nuk ka hiç rëndësi, mund fare mirë t’ia kem futur kot (se kësaj pune ia kam marrë doren), por ndjese nuk me duket se ke pse kërkon edhe unë nuk fal dot kur nuk gjej arsye pse ndodh (të më kërkojnë ndjesë). Por jo se dhe ti po kërkon vërtetë…gjithesesi, zhgënjimi im qe retorik, bisedor, jo substancial. Ti e di, unë ende.

    d

    April 3, 2008 at 9:23 am

  34. Pershendetje!
    Ee ne fakt pasi e mbylla u kujtova se e kisha mbyllur pa e lexuar.(Njerin post e kisha hapur si nenfaqe dhe e mbylla incidentalisht se bashku me nje faqe kryesore gazete jo interesante).

    Ngaterrohem me fjalet edhe une. Lodhje…( Vi re qe nuk duke pranuar lodhjen dhe thene qe shkrova pse ne vend te se, perpiqem te theksoj qe nuk jam harraqe apo me keq)

    Ps: Nuk para i marr per keq komentet perkundrazi.

    Elais

    April 3, 2008 at 3:17 pm


Leave a Reply