O Klodi

në skenën e zbrazur, spektrale të dëshirës, karriget të kushtojnë sytë!

subjektil!

without comments

gjerkur kaq shpejt ranë gjethet…*
(multiplication par mutilation)

!këtu vjeshta vjen rrëmbimthi!..Në të vërtetë fjala e vërtetë është zhurmë kursive.Ca habi që e prodhoj vetë, sepse është sekrecionale, e lehtë dhe tonike, fosilizohet nën fytyrën që e mendoj, e zgjidhur më parë topografisht nga dyshimi, i cili është ndryshorja e çdo ekuacioni fisiognomik. Jo vetëm rrëmbimthi, por njëherazi eksesive, intensive dhe hiperbolike. Anamorfozë e vështruar në kohë reale por stroboskobisht. Është fytyra që rrotullohet rreth kokës por me nxitim të ndryshueshëm, stroboskopi i parregullt që e bën erën të duket e palëvizëshme. Rrëmbimthi, ka dhe fjalë të tjera, por nuk ka më kohë vetëm sepse mendoj pa e besuar se gjithë ky tërbim kohor është piktoral, lëndor dhe i kotë. Dhe nuk mund të më prekë. Silk-screening.

Në një plan tjetër, jo faktual, në një tjetër vështrim të kësaj fjale e kundërta e së cilës mungon dhe krahasimi me të dhe për të cilën nuk duket i mundur vetëm sepse e mendoj. Nëse i jepem asaj duke i lënë vend pa kërkuar, a vetëm dashur, a qëlluar që pas saj të përfytyrohet procesi, por të jetë vetëm subjekt, substancë, përbërje, trupi (zanor) i huaj dhe i pashndërrueshëm i së cilës(fjalë) të veprojë nëpër atë ku është lënë dhe jo mbi të,( jo saktësisht vendosur, por lënë, lëshuar) duke mos sjellë asnjë pamje a shoqërim ku të ngrihej, lidhej pjesa tjetër, apo të stisej, mandej, apo vetëm, fiksohej(sikurse ndodh në të vërtetë), por të qëndronte asgjë më shumë sesa leximi dhe pikërisht, posaçërisht për të, duke përshkuar dhe ndryshuar një diç tjetër që është midis kësaj faqeje dhe asaj që është përmbi të. “Sikur ta dija me siguri se çdo gjë që bëj nuk është veçse bllof do të kisha mundur të bëja gjëra të jashtëzakonshme”(Warhol). E meqënëse era është e ngrirë dhe gjethet janë pezull dhe të dyfishta sepse të ngjyrosura përtej konturit, sepse rrëzohen në një sekuencë pafund vetëm ngase përsëritet duke ndryshuar kozmetikisht, sepse vetëprodhohet duke u gjymtuar visualisht, sepse gjithë kjo ndodh prej së jashtmi, vjen prej gjetiu, prej, që e bën shfaqjen vetëm të tillë, Warhol, vetëm se mund të mos ishte, por jo dhe se në të vërtetë nuk, ishte i ndërgjegjshëm. Por këtë nuk mund ta di me siguri.

Ndërsa nuk shihet asgjë përveç si nëpërmjet një pike fokale pas një serie filtrash që nuk bashkëveprojnë dhe as asgjësojnë njëri-tjetrin por zëvendësohen parregullsisht dhe rrëmbimthi duke mos sjellë asnjë ndryshim esencial, vetëm ritmik, abstrakt dhe të panevojshëm. Ndërsa gjithë çfarë duhet është aty dhe gjasmohet si e papërdorëshme përveçse nëse zhduket duket e ditur unë më parë dhe të më duhej ta rishpikja për të parë se ashtu do të ndodhte prapë, por sidomos nëse do guxoja të prekesha në një rradhë fatlume përshkak të gjithë asaj që do më shtynte të cilën, po ashtu, tani vonë, më duhet ta sajoj. Sikur rikrijimi me një tjetër, në një tjetër material dhe tjetër sekuencë do e bënte atë të rikapej, do e zbrazte nga vetja duke i dhënë një formë indiferenca e së cilës do ishte pamundur, apo sipas Warhol e parëndësishme. Kjo mbasdite është vetëm kujtim e ashtu njëherësh është pasqyra e vetes, është objekti që shërbehet me veten e vet për të mos u lejuar të jetë subjekt duke mos qenë megjithatë i lirë, në fakt i çliruar, apo alternativisht, çlirues. Një imazh apo një shumicë që në secilin përfaqsim ngelet pa histori por vetëm periodik, pa treguar, vetëm i treguar dhe për të njëtin shkak, pa efekt, nëse ky jo i kërkuar në një garë finalja e së cilës është që të vazhdojë për hir të kuptimit që i vishet riprodhimit, sepse po ndodh. Dhe duhet të ketë patjetër një kuptim.

Pa ndryshim. Sepse ndoshta nëse të ndryshosh nuk është ajo se ke kujtuar se po ndodh dhe synuar, por në tërësi është se ti nuk kërkon vërtetë të ndryshosh por vetëm të ruhesh atëherë gjithë kjo ka qenë një gabim, sepse do duhej më parë të dihej, mësohej, se çfarë do ruhej përpara se gjatë kohës që tu desh të shkatërroje dhe pa e ditur vetë se vetëm figurativisht. Duket se arti e ka i zëvendësuar objektet, në fakt ty.. Se çfarë sheh duhet të duket e thjeshtë megjithqë e pregatitur, e plotë dhe pa nëntekst, sidomos pa perversion, me një shpërfillje të pafajshme ngase e panimuar, derisa të kujtohem se unë nuk i jam indiferent megjithqë kjo nëpërmjet kujtesës që ka skllavëruar tashmë edhe spontanitetin duke e kthyer në një mekanizëm tautologjik. Nuk dua të imagjinoj por më parë nuk duhet të kesh kujtime. Ka një tekst të Aitmatov në të cilin ai përshkruan një torturë mongole të përcaktuar për ata robër që ishin zgjedhur të ktheheshin në skllevër. Metoda qe e thjeshtë. Robërve u rruanin kokat dhe u vishnin një helmetë të qepur prej lëkurës së një deveje të sapotherrur, këmbë e duarlidhur ata liheshin në shkretëtirë për disa ditë, ndërsa helmeta u shtrëngohej, teksa thahej, hermetikisht në kokë duke mos i lënë flokët të rriteshin mbi por nën lëkurë. Nëse nuk vdisje brenda pak ditësh, humbisje kujtesën plotësisht. Kurse tashmë mblidhen grumbuj objektesh që dhe pse mund ti presësh, ndash, shqepësh, ti thyesh, dhe ngjisësh a qepësh pjesët e ndyshme me njëra tjetrën, nuk formohet vetëm se i njëjti grumbull a i vetmi objekt. I panjohur dhe i përsëritur. këtu vjeshta vjen e shkon etj. ! Në të vërtetë fjala e vërtetë nuk është e tillë.

Ndalem vetëm që të shoh nëse dikush në vendin tim do të mund ti bënte përshtypje ashtu që nëse e gjej atë dikë ta vjedh atë ndjenjë por dyshoj se njoh njeri. Silk-screening. Helmeta ime është ajo që e di se nuk e kam.

* Varg i Rudian Zekthit.

Written by d

December 12, 2006 at 7:28 am

Leave a Reply